Kanë përfunduar konsultimet dyditore të presidentit Rumen Radev me përfaqësuesit e forcave politike në Kuvendin e 49-të Popullor, sipas procedurës kushtetuese para dorëzimit të mandatit për formimin e qeverisë.
Në të parin nga tre takimet e paralajmëruara për sot, përfaqësuesit e partisë nacionaliste "Vëzrazhdane" deklaruan se një rotacion i suksesshëm do të thotë një zhvillim të dështuar për Bullgarinë dhe se sa më shpejt të ketë zgjedhje të parakohshme, aq më mirë.
Pas tij, kryetarja e Partisë Socialiste Bullgare (BSP), Kornelija Ninova, tha se ky parlament nuk mund të formojë një qeveri funksionuese, sepse partnerët nga Kuvendi nuk mund të ndajnë postet e tyre në shtet.Ajo i kërkoi presidentit që të mbajë zgjedhje të parakohshme, duke shprehur mendimin se qeveria e mëparshme ishte e dëmshme për Bullgarinë, tradhtoi pritjet e votuesve dhe e zhyti vendin në agoni, të cilës mund t'i jepet fund vetëm me zgjedhje të parakohshme.
Në takimin e fundit të serisë së takimeve - me forcën më të vogël parlamentare – “Ka një popull të tillë” (ITN), i pyetur nga presidenti se çfarë mundësish shohin për formimin e qeverisë në kuadër të këtij parlamenti, kryetari i grupit parlamentar të ITN-së, Toshko Jordanov, deklaroi se aktualisht po zhvillohen negociata prapaskenës për qeverisjen e ardhshme të vendin dhe po ndahen poste.
“Më mirë është të shkojmë në zgjedhje të parakohshme, për ne qasja e duhur është një qeveri eksperte, me mbështetje të gjerë parlamentare, me programe për sektorët e veçantë, me planifikim strikt, dhe jo fjalë të kota”, theksoi Jordanov.
Pas përfundimit të konsultimeve, presidenti Radev duhet të njoftojë se kur do t'ia dorëzojë mandatin forcës së parë parlamentare - GERB-SDS. Nuk ka një term të shprehur shprehimisht për këtë në Kushtetutë. Por, pasi GERB-SDS e marrin mandatin, brenda 7 ditëve duhet t'i propozojnë një përbërje Këshillit të Ministrave, ose ta kthejnë mandatin të paplotësuar. Sipas analistëve, nëse nuk formohet një kabinet me këtë mandat, shanset për të formuar një qeveri me mandat të dytë dhe të tretë të mundshëm janë edhe më të vogla dhe po shkojmë drejt zgjedhjeve të parakohshme.
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..