Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

A do të gjendet një formulë për qeverisjen në Bullgari?

Një rotacion do të ndodhë, por sipas analistëve e rëndësishme është se si do të ndikojë kjo në shoqëri

Foto: BTA

Bullgaria është në prag të rotacionit të parë në historinë e saj demokratike, të rënë dakord 9 muaj më parë nga dy forcat e para parlamentare GERB-SDS dhe PP-DB, si kusht për formimin e qeverisë dhe një rrugëdalje nga kriza politike.  Megjithatë, a do të shkojë pa probleme shkëmbimi i vendeve në Këshillin e Ministrave apo Bullgaria do të përballet sërish me zgjedhje të parakohshme parlamentare?

Ditët e fundit, presidenti zhvilloi konsultime me partitë parlamentare në Kuvendin Popullor, në përputhje me procedurën kushtetuese para se t'i dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë forcës së parë parlamentare - GERB-SDS. Në to, partitë opozitare në Kuvendin Popullor u shpallën për zgjedhje të parakohshme parlamentare, sepse, sipas kryetares së BSP-së, Kornelija Ninova, "kjo qeveri dhe kjo shumicë parlamentare janë të dëmshme për Bullgarinë".

Megjithatë, partitë e përfshira në qeverinë e përçarë nga konflikte sinjalizuan se do të bëjnë gjithçka që duhet për të mbajtur pushtetin dhe për të formuar një qeveri. Bisedimet për prioritetet e qeverisjes midis GERB-SDS dhe PP-DB vazhdojnë, dhe ka informacion se po ecin në një atmosferë konstruktive. Lidhur me këtë ministrja e jashtme në dorëheqje, Maria Gabriel, i bëri thirrje presidentit t'u japë atyre më shumë kohë për negociata përpara se të dorëzojë mandatin e ardhshëm. DPS- partia që mbështet qartë qëndrimet e GERB-it e siguroi kreun e shtetit se do të vazhdojnë të jenë faktor stabiliteti dhe “të mbështesin atë që ata mendojnë se është në interes të popullit”.

Lexoni më shumë:

Shumë bullgarë mendojnë se rotacioni do të ndodhë, pasi "partitë nuk janë në pozitë të favorshme për zgjedhje" - tregon një sondazh mes banorëve të qytetit Vidin:

“Ndoshta do të mbeten në ndonjë bashkim, sepse zgjedhjet e mëvonshme mund të përsërisin të njëjtin rezultat, që do të thotë vetëm humbje financiare për vendin”, - tha një qytetare para reporteres së BNR, Iva Antonova. Një grua e moshuar shton në mënyrë skeptike:

"A e di se çfarë do të ndodhë? Me sa duket ata nuk mund të bien dakord se sa para të ndajnë mes tyre. Sikur të kenë kafshuar kockën dhe s'ka të lërë...".

Sociologia nga Agjencia “Trend”, Evelina Sllavkova është mjaft optimiste për vazhdimin e jetës së qeverisë. Rrotacioni do të na ndihmojë të nxjerrim përfundime të caktuara:

Evelina Sllavkova

"Do t’u na japë përgjigje disa pyetjeve. E para është se kush është gati të devijojë nga vijat e tij të kuqe, e dyta do të jetë - cilat janë marrëdhëniet reale mes partnerëve në këtë të ashtuquajtur jo koalicion."

Sociologu Koljo Kolev nuk e mbështet tezën se zgjedhjet e reja të parakohshme do të sjellin konfirmimin e status quo-së në parlament. Ai është i bindur se ka pakënaqësi të madhe në mesin e njerëzve dhe "me zgjedhje të parakohshme, kjo gjë ka një shans të madh të shpërthejë" dhe "është pikërisht për këtë arsye që sugjerohet vazhdimisht nga të ashtuquajturit analistë se nuk ka kuptim, sepse do të jetë njësoj”.

Koljo Kolev

"Ka një uri të madhe në shoqëri për një formacion të ri që do t'i mbledhë shpresat e shoqërisë se diçka mund të ndryshojë - vuri në dukje Koljo Kolev në një intervistë për BNR "Horizon". Sipas tij, përveç projektit të mundshëm partiak të presidentit, formacione të tjera politike që do të shfaqen si alternativë ndaj status quo-së aktuale, do të ndërhyjnë edhe në rirregullimin e tablosë politike nëse në vendin tonë zhvillohen zgjedhje të reja.

Qeveria e re do të formohet brenda mandatit të parë - parashikon docenti  Venelin Stojçev nga Instituti i Filozofisë dhe Sociologjisë pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.

Venelin Stojçev

“Do të ketë një marrëveshje, por pyetja është se çfarë do të ndodhë me shoqërinë dhe zhvillimin tonë nga ky rotacion. Mendoj se është e rëndësishme që këto procese të kalohen nga pikëpamja e një shoqërie demokratike. Problemi i madh për këtë bashkim qeverisës është se nuk ka ndarje reale të pushteteve rreth nesh dhe për ta kompensuar, nevojiten bashkime që “grabitin” këto deficite publike.”

Megjithatë, të folurit publik nga politikanët shkakton disa tendenca të pafavorshme:

“Është problem sepse kemi njerëz që ndjejnë kënaqësinë e çoroditur duke e parë këtë lloj fjalimi nga foltorja e Kuvendit dhe nga institucionet publike - shpjegoi docent Stojçev. – Dhe politika fillon kur ne nuk flasim më për njerëzit dhe popullin, kur kuptojmë që ka qytetarë, këta qytetarë kanë interesa dhe bashkohen për të mbrojtur interesat e veta. Kur ka një shoqëri të fortë, ka një shtet të fortë. Në vendin tonë, për shkak se shoqëria nuk është e fortë, kemi një shtet të korruptuar që vazhdon të gërryejë mundësinë e zhvillimit të shoqërisë.”


Përpilues: Joan Kolev /mbi bazë të intervistave të gazetareve Diana Donçeva dhe Snezhana Ivanova, BNR-“Horizont”, Ivanka Petkova, BNR-Plovdiv, Iva Antonova, kor. të BNR në Vidin/

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA, BGNES, Ani Petrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD
Presidentët Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska

Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..

rinovuar më 24-11-13 3.48.MD