Pas negociatave nervoze midis GERB-SDS dhe PP-DB deri në sekondën e fundit, Maria Gabriel, e propozuar për postin e kryeministrit nga GERB-SDS, i ktheu Presidentit Rumen Radev mandatin e parë eksplorues për formimin e kabinetit të me emra konkretë për ministra. Ajo mori mandatin dje, duke refuzuar të presë afatin 7-ditor të caktuar me Kushtetutë për t'ia kthyer dosjen Presidentit.
Gabriel theksoi se kjo është e vetmja përbërje e kabinetit që GERB do ta mbështesë.
Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit..
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe kontributi aktiv në zhvillimin e gazetës “BG BEN” të kryetares së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit..
Kreu i shtetit Rumen Radev sot në ndërtesën e Presidencës në Sofje do të takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán. Mysafiri hungarez na viziton me ftesë të presidentit bullgar. Ndër temat e diskutuara do të jetë thellimi i marrëdhënieve miqësore..