Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Rodopet tingulli i gajdes është një magji, për të cilën tregon një muze lokal

Vegla muzikore është frymëzimi për romanin e Svetllozar Petrov "Gajdexhiu"

Foto: Joan Kolev

Një kompozim skulpturor në fshatin е malit Rodopa - Shiroka Llëka lavdëron gajdexhinjtë dhe këngëtarët vendas, të famshëm në mbarë vendin dhe më gjerë. Quhet “Gajdexhiu”, dhe së fundmi në fshat u prezantua një roman me të njëjtin titull. Fshati Stojkite, pak kilometra larg, mund të mburret edhe me një pikë referimi unike kushtuar këtij instrumenti muzikor tradicional.

Në Stojkite ka një muze interesant të gajdeve. U krijua me pjesëmarrjen vullnetare të njerëzve nga fshati dhe rajoni dhe sot mirëpret vizitorë nga vendi dhe nga jashtë. Eksponatet në të janë donacione nga familjet dhe trashëgimtarët e gajdexhinjve të njohur nga malet Rodopa si Apostoll Kisjov, Kostadin Varimezov e të tjerë. Në shakujt e gajdeve të vendosura në të ashtuquajturin “Mur të Ginesit”, janë të regjistruar emrat e të 333 gajdexhinjve që morën pjesë në vendosjen e rekordit botëror për të luajtur gajde të regjistruar në vitin 2012.

Diana Georgieva

“Në muze mund të shohim gajde jashtëzakonisht të vjetra me vlerë, por edhe mjete të ndryshme që lidhen me gajden si vegël muzikore – ​​thotë Diana Georgieva, e cila është një nga krijueset e ekspozitës interaktive. – Tregohet mënyra autentike e punimit të pjesëve të gajdeve, ashtu siç janë bërë në të kaluarën. Ka një dhomë zanore ku mund të dëgjojmë zërin e gajdes të përzier me tingujt e Kozmosit dhe të ndiejmë sa i afrohen, në ton dhe dridhje, tingujt e tubit të gajdes Kaba. Në një kënd mund të vendosim kufje dhe të dëgjojmë një regjistrim të një gajdeje solo, dhe në vendin fqinj një tjetër regjistrim me 333 gajde që luajnë këngën përkatëse."

Në ekspozitë demonstrohet edhe procesi i punimit të gajdeve nga materiali më i përdorur i drurit për realizimin e instrumentit - shtogu. Mund të “hyni” në barkun e gajdes për të parë se si është brenda, “sepse dallon nga brenda dhe jashtë”, shpjegon Diana Georgieva.

Muzeun po e vizitojmë së bashku me diplomatin Svetllozar Panov, ambasador i Bullgarisë në vendet e disa kontinenteve, mandati i të cilit në Australi dhe Zelandën e Re përfundoi së fundmi. Vizita e tij në Stojkite lidhet edhe me premierën e romanit të tij të sapobotuar "Gajdexhiu", për të cilën ai zgjodhi fshatin fqinj Shiroka Llëka, ku nderuan veglën muzikore dhe njerëzit që dinë të tregojnë histori përmes tingullit të tij kozmik, duke ndërtuar një shatërvan të veçantë në qendër. Rrënjët stërgjyshore të Svetllozar Panovit janë larg këtij vendi - në anën e kundërt të Bullgarisë, e më saktë në rajonin e qytetit Razgrad, ku sipas tij ka gjithashtu tradita të gajdeve. Ndoshta për këtë arsye gajdja bëhet pjesë e romanit të tij, por është edhe filli që lidh bullgarët dhe irlandezët në veprën artistike të diplomatit.

Svetllozar Panov

Heronjtë e romanit "Gajdexhiu" janë dy të rinj bullgarë nga mesi i shekullit të XIX-të, të cilët ikën nga shtypja osmane në fshatin e tyre të lindjes për të kërkuar jetesën si muzikantë rruge dhe një jetë më të mirë në Evropën e asaj kohe.

“Lufta për liri ndonjëherë kërkon sakrifica dhe ato lidhen me largimin e një personi nga vendlindja, me mbijetesën, me gjetjen e forcës për të luftuar armikun dhe për të vendosur lirinë. Duke u larguar nga Bullgaria, heronjtë hyjnë në situata të ndryshme. Nga njëra anë, dashuria personale, konflikte dhe të tjera. Nga ana tjetër – takime me figura historike që janë shtytësit e lëvizjeve të ndryshme, si heronjtë e Hungarisë, Irlandës dhe Italisë, të cilët në mesin e shekullit të XIX-të kërkuan gjithashtu lirinë nga pushtuesit e tyre. Mendoj se rrugëtimi mes pjesës juglindore të kontinentit evropian dhe pjesës më perëndimore - në Irlandë, është një rrugë drejt lirisë, një rrugë muzikore dhe një lidhje e drejtpërdrejtë midis Bullgarisë dhe Irlandës. Dy vende që e duan, vlerësojnë, zhvillojnë artin e gajdeve dhe janë të famshëm në të gjithë botën për gajdet e tyre.”

Lexoni më shumë:


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Joan Kolev, arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Esther Willems - një koreografe nga Haga, sipas së cilës shpirti i bullgarit është i injektuar në valle

Haga, një qytet në pjesën jugore të Holandës, një qendër administrative dhe një vend ku jeton dhe vepron mbretëresha... Vështirë se dikush e lidh këtë qytet me folklorin dhe traditat bullgare. Megjithatë, është fakt se në Hagë interesimi për vallet..

botuar më 24-09-20 7.35.PD
Foto: Muzeu Etnografik Rajonal- Plovdiv

Muzeu Etnografik Rajonal në Plovdiv po ndihmon në ringjalljen e zanatit të lashtë të punimeve të paendura

Produktet e bëra prej leshi ngjallin ndjenjën e rehatisë dhe ngrohtësisë së brendshme tek vizitorët e Muzeut Etnografik Rajonal të Plovdivit. Ekspozita “Qilimat e paendur të Bullgarisë – mesazh nga lashtësia” paraqet një zanat të lashtë, që besohet..

botuar më 24-09-07 10.10.PD

Një Kampionat Botëror i Folklorit do të tronditë Detin tonë të Zi

Nga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..

botuar më 24-08-29 6.20.PD