Parlamenti turk ka ratifikuar memorandumin për krijimin e Grupit Detar të Veprimit ndaj Minave në Detin e Zi dhe ne mund të fillojmë ta zbatojmë këtë marrëveshje në praktikë. Kështu tha ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov para konferencës në Sofje për sigurinë në Detin e Zi. Jemi në prag të dërgimit të dy pakove me ndihma për Ukrainën, të cilat tashmë kanë miratimin e parlamentit, tha ministri dhe shtoi se transportuesit e blinduar tashmë janë nisur për në Ukrainë.
“Nuk mund të flasim për sigurinë e Detit të Zi derisa agresioni rus në Ukrainë vazhdon”, tha Zaprjanov, duke shpjeguar se Deti i Zi është një korridor për lidhje dhe tregti midis Evropës dhe Azisë. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme ekonomike. Më shumë se 70% e tregtisë së jashtme bullgare realizohet nga deti, e njëjta gjë vlen edhe për Rumaninë dhe Ukrainën, shpjegoi Zaprjanov.Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..
Komisioni për Mbrojtjen e Konkurrencës ka kërkuar informacion nga prodhuesit dhe tregtarët e produkteve ushqimore më të shitura për të përcaktuar mënyrën e..
Më në fund ekziston vullneti politik në nivelin më të lartë për të zgjidhur konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë përmes diplomacisë dhe ky proces duhet të..