Parlamenti turk ka ratifikuar memorandumin për krijimin e Grupit Detar të Veprimit ndaj Minave në Detin e Zi dhe ne mund të fillojmë ta zbatojmë këtë marrëveshje në praktikë. Kështu tha ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov para konferencës në Sofje për sigurinë në Detin e Zi. Jemi në prag të dërgimit të dy pakove me ndihma për Ukrainën, të cilat tashmë kanë miratimin e parlamentit, tha ministri dhe shtoi se transportuesit e blinduar tashmë janë nisur për në Ukrainë.
“Nuk mund të flasim për sigurinë e Detit të Zi derisa agresioni rus në Ukrainë vazhdon”, tha Zaprjanov, duke shpjeguar se Deti i Zi është një korridor për lidhje dhe tregti midis Evropës dhe Azisë. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme ekonomike. Më shumë se 70% e tregtisë së jashtme bullgare realizohet nga deti, e njëjta gjë vlen edhe për Rumaninë dhe Ukrainën, shpjegoi Zaprjanov.Nuk do të ketë rritje të ndjeshme të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, tha ministri në detyrë i energjetikës, Vlladimir Malinov. Mendoj se rritja mund të jetë minimale brenda proceseve inflacioniste. Ka mekanizma për të..
Numri i vizitave të shtetasve të huaj në Bullgari u rrit me 16.0 për qind në vitin 2023, me kontributin më të madh nga Turqia dhe Rumania. Kjo theksohet në pasqyrën ekonomike të treguesve makroekonomikë të ekonomisë bullgare të Bankës Kombëtare..
Të shtunën temperaturat minimale në vend do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 13°, në Sofje 10°. Në mëngjes nëpër lugina do të ketë mjegull. Gjatë ditës do të jetë me diell. Pas mesditës mbi malet do të ketë vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje..
Numri i vizitave të shtetasve të huaj në Bullgari u rrit me 16.0 për qind në vitin 2023, me kontributin më të madh nga Turqia dhe Rumania. Kjo theksohet..
Nuk do të ketë rritje të ndjeshme të çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, tha ministri në detyrë i energjetikës, Vlladimir..
Kabineti ynë ka një horizont të shkurtër, ne nuk kemi të drejtë t'u kërkojmë njerëzve që të lënë jetën në pritje derisa të zgjidhet një kabinet i..