Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen finale. Poetesha e re fitoi zemrat e jurisë dhe publikut në të pesë raundet e konkursit, i cili zgjati më shumë se një vit. Bozhana Sllavkova merret me poezi, kinema, arte pamore, teatër dhe performancë. Ajo është flautiste për nga arsimi. Vjersha me të cilën ajo mori pjesë titullohet “Pema me nekrologjitë”. Për të u krijua një film poetik, i cili mori më së shumti pikë nga organizatori i konkursit ndërkombëtar, Nermin Deliç. Boshnjaku e dha fillimin e konkursit në vitin 2012. Qëllimi i tij është të promovojë paqen dhe tolerancën në botë përmes poezive.
Një marrëveshje për bashkëprodhime në kinematografi u nënshkrua në Prishtinë ndërmjet ministrit bullgar të kulturës Najden Todorov dhe homologut të tij kosovar Hajrulla Çeku, njoftoi KosovaPress konkretisht për BTA. Në ceremoni u vu në dukje, se ky..
Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..