25 vjet muzikë, 25 vjet histori, 25 vjet forcë lëvizëse në industrinë muzikore bullgare - e gjithë kjo festohet nga muzikantët e formacionit D2 me një koncert në Pallatin Kombëtar të Kulturës.
Grupi u krijua në fund të vitit 1998 nga Dimitër Kërnev. Anëtari i dytë që u bashkua ishte këngëtari Diço T. Hristov, i cili më vonë filloi një karrierë të pavarur dhe Dejan Kamenov u bë frontmen. Gjatë viteve, grupi realizoi disa turne në vend dhe u prezantua në festivale bullgare dhe ndërkombëtare, si Eurosonic (Holandë), Rock'N'Coke (Turqi), Rock for People (Republika Çeke), etj. Janë të shumta edhe dekoratat muzikore në karrierën e grupit D2.Mestyre janë “Grupi i Vitit”, “Albumi i Vitit”, “Hiti i Vitit” etj. D2 dy herë fitoi Çmimin e Madh në konkursin e Radios Kombëtare Bullgare “Pranvera e Artë”.
Anëtarët aktualë të grupit janë Dimitër Kërnev (kitarë), Aleksandër Obretenov (bas kitarë), Vasill Vutev (bateri), Radostin Vasilev (vokal). Grupi ka katër albume të incizuara. I pari - "Vajza e akullt" (2000) - është produkti muzikor më i shitur në tregun bullgar në njëzet vitet e fundit me më shumë se 100 000 kopje.
Grupi D2 aktualisht është duke punuar mbi një album përvjetor me të ftuar specialë, i cili përfshin disa nga këngët më të njohura të formacionit, si dhe shumë kompozime të reja.
Teksti i këngës "Këtu dhe Tani" u krijua nga mjeshtri i poezisë rok Aleksandër Petrov së bashku me muzikantët e grupit D2, të cilën e bënë si muzikën ashtu edhe aranzhimin.
Lexoni më shumë:
Redaktore: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Facebook / D2
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..
Një grup yjor dhe një këngëtar yjor u bashkuan për të ringjallur një këngë të shkruar gati një çerek shekulli më parë. D2 dhe Grafa incizuan këngën e..