Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit Standard&Poor's (S&P Global Ratings) konfirmoi vlerësimin afatgjatë dhe afatshkurtër të kreditit të Bullgarisë në monedhë të huaj dhe vendase 'BBB/A-2'. Perspektiva për vlerësimin mbetet pozitive.
Nëse menjëherë pas zgjedhjeve të 9 qershorit të këtij viti formohet një qeveri e qëndrueshme dhe shmanget një periudhë e zgjatur paqëndrueshmërie e ngjashme me atë mes viteve 2021 dhe 2023, agjencia nuk pret një vonesë të konsiderueshme në hyrjen e vendit tonë në eurozonë. Edhe nëse nuk e aplikojmë euron në vitin 2025, kjo me shumë mundësi do të ndodhë jo më vonë se 1 janari 2026, parashikon S&P Global Ratings.
Sipas agjencisë, ekonomia bullgare ka perspektiva të forta për rritje në vitet e ardhshme. Parashikimi është për rritjen reale të PBB-së prej pak më pak se 3% mesatarisht në 2025-2027.Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..