Sot është ditë zgjedhjesh në Bullgari - votojmë për 17 deputetë bullgarë në Parlamentin Evropian prej 720 anëtarësh dhe për 240 deputetë për Asamblenë e 50-të Kombëtare të vendit tonë. Në garën zgjedhore marrin pjesë 32 formacione politike - 20 parti, një kandidat i pavarur dhe 11 koalicione. Ne do të mund të votojmë me fletëvotim ose me makinë (në seksione me mbi 300 votues). Për të shmangur konfuzionin gjatë votimit me letër, fletët e votimit për Parlamentin Evropian janë shkruar me bojë blu dhe ato për Asamblenë Kombëtare - me ngjyrë të gjelbër.
Në zgjedhjet për deputetë të Parlamentit Evropian, të drejtë vote kanë 6 138 050 votues, ndërsa për Asamblenë Kombëtare – 6 593 275. Zgjedhësit që kanë të drejtën të votojnë vetëm për Kuvendin Kombëtar, me vendim të KQZ-së, do të mund të votojnë vetëm me fletëvotim.
Që të jetë e vlefshme vota, zgjedhësi duhet të shënojë domosdoshmërisht numrin e partisë, koalicionit ose kandidatit të pavarur të zgjedhur prej tij në pjesën e majtë të fletës së votimit dhe më pas, nëse dëshiron, mund të shënojë me preferencë një kandidat të caktuar në pjesën e djathtë të fletës së votimit.
Bullgarët jashtë nuk do të kenë mundësi të votojnë me preferencë, por vetëm për parti dhe koalicione.
Për këto zgjedhje në vend u formuan rreth 12 900 seksione. Jashtë vendit ka 769 seksione, shumica janë në Turqi – 166, në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut – 118, Gjermani – 103, Spanjë – 64 dhe SHBA – 55.
Foto: Pixabay, Ani Petrova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të..