Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhjet 2024

Bullgaria voton për Asamblenë Kombëtare dhe Parlamentin Evropian

Foto: Pixabay

Sot është ditë zgjedhjesh në Bullgari - votojmë për 17 deputetë bullgarë në Parlamentin Evropian prej 720 anëtarësh dhe për 240 deputetë për Asamblenë e 50-të Kombëtare të vendit tonë. Në garën zgjedhore marrin pjesë 32 formacione politike - 20 parti, një kandidat i pavarur dhe 11 koalicione. Ne do të mund të votojmë me fletëvotim ose me makinë (në seksione me mbi 300 votues). Për të shmangur konfuzionin gjatë votimit me letër, fletët e votimit për Parlamentin Evropian janë shkruar me bojë blu dhe ato për Asamblenë Kombëtare - me ngjyrë të gjelbër.

Në zgjedhjet për deputetë të Parlamentit Evropian, të drejtë vote kanë 6 138 050 votues, ndërsa për Asamblenë Kombëtare – 6 593 275. Zgjedhësit që kanë të drejtën të votojnë vetëm për Kuvendin Kombëtar, me vendim të KQZ-së, do të mund të votojnë vetëm me fletëvotim.


Që të jetë e vlefshme vota, zgjedhësi duhet të shënojë domosdoshmërisht numrin e partisë, koalicionit ose kandidatit të pavarur të zgjedhur prej tij në pjesën e majtë të fletës së votimit dhe më pas, nëse dëshiron, mund të shënojë me preferencë një kandidat të caktuar në pjesën e djathtë të fletës së votimit.

Bullgarët jashtë nuk do të kenë mundësi të votojnë me preferencë, por vetëm për parti dhe koalicione.

Për këto zgjedhje në vend u formuan rreth 12 900 seksione. Jashtë vendit ka 769 seksione, shumica janë në Turqi – 166, në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut – 118, Gjermani – 103, Spanjë – 64 dhe SHBA – 55.

Foto: Pixabay, Ani Petrova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria dhe Rumania po punojnë për të përmirësuar lundrimin në Danub

Kushtet për lundrim në lumin Danub do të përmirësohen përmes projektit evropian DISMAR me vlerë 10 milionë euro, njoftoi BTA, duke cituar drejtorin ekzekutiv të agjencisë ekzekutive "Kërkimi dhe mirëmbajtja e lumit Danub" (IAPPD) në Ruse, Ivelin Zanev...

botuar më 24-06-29 10.30.PD

Kisha e vetme me emrin e Shenjtorëve Pjetri dhe Pali në Sofje

Ashtu si një jetë njerëzore 90-vjeçare, fati i kishës metropolitane “Shën Apostuj Pjetër dhe Pali” është i mbushur me ulje-ngritje, me mundime, por edhe me shpëtim. Kjo është ndoshta një nga kishat më pak të njohura në Sofje dhe në të njëjtën kohë e..

botuar më 24-06-29 6.30.PD

Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë

Popullsia bullgare në Shqipëri është 7057 persona – 3691 burra dhe 3366 gra. Kjo duket qartë nga një njoftim i Institutit Kombëtar të Statistikave INSTAT, cituar nga BGNES. Kjo e vendos komunitetin bullgar në vendin e tretë në Shqipëri pas..

botuar më 24-06-28 5.31.MD