Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhjet 2024

Bullgaria voton për Asamblenë Kombëtare dhe Parlamentin Evropian

Foto: Pixabay

Sot është ditë zgjedhjesh në Bullgari - votojmë për 17 deputetë bullgarë në Parlamentin Evropian prej 720 anëtarësh dhe për 240 deputetë për Asamblenë e 50-të Kombëtare të vendit tonë. Në garën zgjedhore marrin pjesë 32 formacione politike - 20 parti, një kandidat i pavarur dhe 11 koalicione. Ne do të mund të votojmë me fletëvotim ose me makinë (në seksione me mbi 300 votues). Për të shmangur konfuzionin gjatë votimit me letër, fletët e votimit për Parlamentin Evropian janë shkruar me bojë blu dhe ato për Asamblenë Kombëtare - me ngjyrë të gjelbër.

Në zgjedhjet për deputetë të Parlamentit Evropian, të drejtë vote kanë 6 138 050 votues, ndërsa për Asamblenë Kombëtare – 6 593 275. Zgjedhësit që kanë të drejtën të votojnë vetëm për Kuvendin Kombëtar, me vendim të KQZ-së, do të mund të votojnë vetëm me fletëvotim.


Që të jetë e vlefshme vota, zgjedhësi duhet të shënojë domosdoshmërisht numrin e partisë, koalicionit ose kandidatit të pavarur të zgjedhur prej tij në pjesën e majtë të fletës së votimit dhe më pas, nëse dëshiron, mund të shënojë me preferencë një kandidat të caktuar në pjesën e djathtë të fletës së votimit.

Bullgarët jashtë nuk do të kenë mundësi të votojnë me preferencë, por vetëm për parti dhe koalicione.

Për këto zgjedhje në vend u formuan rreth 12 900 seksione. Jashtë vendit ka 769 seksione, shumica janë në Turqi – 166, në Mbretërinë e Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut – 118, Gjermani – 103, Spanjë – 64 dhe SHBA – 55.

Foto: Pixabay, Ani Petrova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Bullgari është dita e reflektimit përpara zgjedhjeve për parlamentin evropian dhe atë kombëtar

8 qershori në Bullgari është një ditë reflektimi para zgjedhjeve për parlamentin kombëtar dhe atë evropian. Këtë ditë zgjedhësi duhet të lihet vetëm me ndërgjegjen e tij për të marrë vendimin më të arsyeshëm për të, se për kë do të japë votën e tij...

botuar më 24-06-08 4.35.PD

Bullgaria do të reklamohet si destinacion për arsimin e lartë

Bullgaria është ndër vendet në Evropë me përqindje të lartë të studentëve të huaj. Për momentin pesha e studentëve të huaj në vendin tonë është rreth 8%, çka na rendit ndër vendet e para në rajon. Këto të dhëna i prezantoi ministri i Arsimit, Galin..

botuar më 24-06-07 2.18.MD

Tre ditë rikrijime historike në kodrat Carevec

Nga data 7 deri më 9 qershor, Festivali Ndërkombëtar i Rikrijimeve Historike në Veliko Tërnovo do të mbledhë grupe të rishfaqjes historike dhe rikrijues të pavarur nga Bullgaria, Greqia, Italia, Rumania, Sllovakia dhe Serbia në Kështjellën Historike..

botuar më 24-06-07 6.10.PD