Pres një ftesë nga lideri i forcës më të madhe politike Bojko Borisov dhe GERB-SDS për të gjithë liderët euroatlantikë për të filluar bisedime për të ardhmen e atdheut, thuhet në një pozitë të bashkëkryetarit të DPS-së Deljan Peevski. Lëvizja është partia e dytë për nga numri i deputetëve në legjislaturën e sapozgjedhur të 50-të të Kuvendit Popullor të Bullgarisë.
“Për DPS-në pushteti nuk ka qenë asnjëherë qëllim në vetvete dhe këtë e kanë vërtetuar gjithmonë veprimet tona. Por unë jam kategorik - ne do të jemi themeli dhe garancia që Bullgaria nuk do të devijojë nga rruga e saj euroatlantike. Vendi duhet të qeveriset nga partitë e zgjedhura legjitimisht nga qytetarët bullgarë dhe askush nuk ka të drejtë të vërë në dyshim legjitimitetin e tyre”, tha Peevski.
Në kuadër të negociatave për formimin e qeverisë, forca e parë parlamentare GERB-SDS u takua sot me “Ka një popull të tillë”. Pjesëmarrësit në takim ranë dakord që të punojnë mbi përgatitjen e një programi të përbashkët legjislativ. Në një deklaratë për..
Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova refuzoi të dorëzojë për votim në sallën plenare projektin e Marrëveshjes 10-vjeçare të Bashkëpunimit në fushën e sigurisë me Ukrainën. Ajo argumentoi refuzimin me faktin se kjo është një marrëveshje që është në..
Grupi parlamentar "DPS - Fillimi i Ri" dorëzoi në parlament një projektvendim për nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e sigurisë midis Bullgarisë dhe Ukrainës. Me të i jepet mandat kryeministrit në detyrë Dimitër Gllavçev që ta nënshkruajë dokumentin..
Të shtunën në vend do të kalojë një front i ftohtë atmosferik. Natën në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë reshje shiu, në male dhe në zonat e..