Kreu i partisë GERB, e cila është fituesja e zgjedhjeve për parlamentin kombëtar, Bojko Borisov, paralajmëroi se nuk është koha për ultimatume dhe zemërim. “Është koha për shtetin”, tha ai në konferencën e tij të parë për shtyp që pas zgjedhjeve më 9 qershor. "Unë jam pro parlamentit, qeverisë, presidencës - të ketë një mirëkuptim për çështjet e përbashkëta kombëtare," vuri në dukje Borisov.
“Do të ketë qeveri nëse kryeministri është nga GERB. Unë nuk do të kandidoj për kryeministër, që të ketë mundësi më të mira për negociata, deklaroi ai dhe saktësoi se kabineti i ardhshëm duhet të dominohet nga GERB me ministra të tyre të jashtëm dhe të mbrojtjes. Ai ishte gjithashtu i bindur se Maria Gabriel nuk do të merrte pjesë në kabinet. E vetmja mundësi është që të gjithë të kapërcejnë egon e tyre dhe të formohet një kabinet ekspertësh, tha gjithashtu Borisov.
GERB fton palët e tjera në negociatat e qeverisë të hënën. Në ekipin negociator të GERB-it janë Temenuzka Petkova, Raja Nazarjan dhe Denica Saçeva.Ministri i Transportit dhe Komunikacioneve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov dhe përfaqësuesit e aeroporteve në Sofje, Varna, Burgas, Plovdiv, Gorna Orjahovica, Drejtoria e Trafikut Ajror dhe Drejtoria e Përgjithshme e Administratës së Aviacionit Civil..
Rada e Ukrainës ka miratuar sot blerjen nga Bullgaria të dy reaktorëve për zgjerimin e centralit të Hmelnitskit, raportojnë mediat bullgare. Reaktorët që vendi ynë bleu në 2015 nga Rusia për centralin e parealizuar bërthamor “Belene” iu ofruan Kievit në..
Thellimi i partneritetit strategjik midis SHBA-së dhe Bullgarisë duhet të jetë një prioritet kryesor për qeveritë tona të reja, tha kryeministri Rosen Zheljazkov gjatë një takimi të shkurtër me nënpresidentin amerikan JD Vance. Të dy folën në margjinat e..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..