GERB - SDS ftoi partitë e parlamentit të ri për takime. Për të diskutuar mbi formimin e qeverisë dhe temat kryesore publike, në orën 13:00 janë të ftuar deputetët e Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS), në orën 15:00 - "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" dhe nga ora 17:00 - "Vëzrazhdane". Në datën 18 qershor janë caktuar takime me Partinë Socialiste Bullgare (BSP), “Ka një popull të tillë” dhe “Veliçie”. Pas çdo takimi GERB - SDS do të bëjë deklarata të shkurtra për media.
Shpresoj që nga sot të nisë dialogu aq i nevojshëm mes formacioneve politike. Gjithçka është në dorën e forcës së parë politike, partitë e tjera duhet të përfshihen në këtë dialog, tha Nënpresidentja Ilijana Jotova. Ajo hapi Asamblenë e Përgjithshme të Ligës Evropiane për Bashkëpunim Ekonomik në Sofje. Si një nga detyrat kryesore para parlamentit të ri, Jotova vuri në dukje anëtarësimin në Eurozonë.Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” dhe Westinghouse Electric Company nënshkruan një marrëveshje për licencimin e karburantit për njësinë e gjashtë të centralit, njoftoi Ministria e Energjetikës. Dokumenti u nënshkrua në Sofje në prani të ministrit..
Severino Kozhuharov, bashkëpronar i gazetës “BG BEN”, e cila botohet në Britaninë e Madhe, dha një çmim nderi për vitin 2024,“Partneri më i mirë dhe kontributi aktiv në zhvillimin e gazetës “BG BEN” të kryetares së Agjencisë për Bullgarët Jashtë Shtetit..
Kreu i shtetit Rumen Radev sot në ndërtesën e Presidencës në Sofje do të takohet me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orbán. Mysafiri hungarez na viziton me ftesë të presidentit bullgar. Ndër temat e diskutuara do të jetë thellimi i marrëdhënieve miqësore..