Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Historiani Doc. Dr. Spas Tashev për Radio Bullgarinë:

Integrimi evropian nuk do të jetë ndër prioritetet kryesore të qeverisë së sapozgjedhur të Maqedonisë së Veriut

Doc. Dr. Spas Tashev
Foto: BTA

Festa e Frymës së Shenjtë në Bullgari shënohet edhe si Dita e Maqedonisë. Tradita filloi pas Kryengritjes së Ilindenit të vitit 1903, pasi fillimisht ishte Dita e Luftës për Maqedoninë dhe Edrenenë, dhe pas Luftës së Parë Botërore u bë "Dita e Maqedonisë". Ideja është që në këtë ditë të nderohen të gjithë ata që humbën jetën në luftën për çlirim, shpjegoi për Radio Bullgarinë Doc. Dr Spas Tashev nga Akademia Bullgare e shkencave, studiues i Ballkanit dhe autor i studimit "Luftërat e bullgarëve maqedonas për të drejta dhe pavarësi - 68 raste nga periudha 1944-1994". Kremtimi është gjithmonë në një datë të lëvizshme dhe bie ditën e 51-të pas Ringjalljes së Krishtit.

Historia

Në periudhën e viteve 1912-1918, Bullgaria mori pjesë në tre luftëra që synonin bashkimin e vendit. Dy prej tyre, Lufta e Dytë Ballkanike (1913) dhe Lufta e Parë Botërore (1914-1918) përfunduan me katastrofa kombëtare. Ideali i bashkimit u zhduk. Pjesa më e madhe e zonës gjeografike të Maqedonisë, pjesët e saj  të Vardarit dhe Egjeut, e banuar nga një popullsi kompakte bullgare, bien nën sundimin serb dhe grek. Shkollat ​​dhe kishat bullgare u mbyllën. Qindra mijëra bullgarë u dëbuan dhe u bënë refugjatë në kufijtë e vjetër të Bullgarisë. Si kundërpërgjigje ndaj kësaj, VMRO-ja nisi një luftë të armatosur me pushtuesit. Në këtë situatë të tensionuar, bullgarët filluan të festojnë Frymën e Shenjtë si Ditën e Maqedonisë dhe Heronjve të Rënë Bullgarë. Ndërmjet dy luftërave botërore, Fryma e Shenjtë u kremtua me mijëra kortezhe, në të cilat morën pjesë si elita e bullgarëve maqedonas, ashtu edhe refugjatët e dëbuar nga shtëpitë e tyre.

Si realiteti i ri politik në Maqedoninë e Veriut do të ndikojë mbi bullgarët atje, pasi vendi ka një president dhe kryeministër të ri ?

Kryeministri i sapozgjedhur Hristijan Mickoski bëri betimin dhe në fjalimin e tij nuk mungoi të përmend pengesën në marrëdhëniet dypalëshe të deritanishme, përkatësisht qëndrimin kategorik bullgar se për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, Maqedonia e Veriut duhet të përfshijë në Kushtetutë edhe bullgarët si një komb ndërtues. Fjalët e tij ishin të qarta: “Diktati bullgar nuk do të kalojë sa të jem kryeministër”. Kjo, në fakt, i vendos në plan dytësor ambiciet integruese evropiane të fqinjit tonë jugperëndimor.

Hristijan Mickoski

“Qeveria e re në Republikën e Maqedonisë deklaroi se ka disa shtylla të politikave mbi të cilat do të punojë, e para është lufta kundër korrupsionit, e dyta - ngritja e standardit të jetesës dhe e treta - përshpejtimi i integrimeve evropiane”, thekson Doc. Dr. Spas Tashev dhe shton:

"Mickovski deklaroi se shtylla kryesore do të jetë e para që ka të bëjë me luftën kundër korrupsionit. Kjo, në gjuhën diplomatike, do të thotë se ai vetë e pranon, se nuk do të ketë ndonjë përparim të rëndësishëm në integrimin evropian, pasi ai nuk shfaqet si një politikë udhëheqëse.E mira është që Shkupi e zbuti tonin.”

Tashev tërhoqi vëmendjen për shfaqjen e një ministrie të re:

“U krijua edhe një Ministri për Marrëdhëniet ndërmjet Bashkësive Etnike dhe u emërua një serb etnik për ministër, pra politikën ndaj bullgarëve në Maqedoninë e Veriut do ta përcaktojnë serbët, gjë që nuk është një mesazh i mirë. Shkupi u përpoq të fliste për një lloj reciprociteti në marrëdhëniet bullgaro-maqedonase dhe Serbia ka një vit që mbron të njëjtin parim. Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë tha vitin e kaluar se meqenëse nuk ka serb në Bullgari, nuk mund të ketë bullgarë në Serbi. Nuk mund të ketë një ekuilibër të tillë, sepse është çështje realitetesh historike, jo dëshirash. Në vitin 1946, në Krahinat Perëndimore kishte 60 000 bullgarë. Kjo nuk do të thotë se ky dallim u shkri. Vetëm se këta janë persona të asimiluar, të cilët ende e përdorin gjuhën bullgare në nivel të përditshëm, por nuk guxojnë të deklarohen si të tillë, për shkak të kësaj gjuhe të urrejtjes, e cila është e përbashkët për të gjithë hapësirën post-jugosllave.”

Godina e qeverisë në Shkup

Historiani komentoi gjithashtu se cila do të jetë e ardhmja e Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështjet Historike dhe Arsimore, puna e të cilit është në amulli:

“Një amulli e tillë u vu re edhe kur në Maqedoninë e Veriut qeveria e Zoran Zaevit u zëvendësua me atë të Dimitër Kovaçevskit. Derisa ai mori detyrën, përfaqësuesit maqedonas në komision thoshin se do të presin se çfarë politike do të zbatohet. D.m.th. ata presin që të vendoset kursi nga politikanët dhe ta veshin me ndonjë përmbajtje, por një qasje e tillë nuk është shkencore. Kemi fakte objektive që nuk i nënshtrohen asnjë interpretimi konjuktural, e aq më pak politik, dhe kjo praktikë me shumë mundësi do të vazhdojë. Madje, një pjesë e anëtarëve të komisionit në Shkup i dinë shumë mirë faktet historike. Një person i tillë është Dragi Georgiev, i cili ka botuar me dhjetëra libra me dokumente osmano-turke, në të cilat objektivisht është zbuluar e vërteta për përkatësinë bullgare të kësaj popullate. Edhe pse e di këtë të vërtetë, siç e shohim, ai tregon njëfarë rezistence ndaj arritjes së mirëkuptimit dhe marrëveshjes.”

Doc. Spas Tashev gjithsesi është optimist se kursi që mori vendi ynë mbi temën e historisë është i saktë dhe do ta kemi të vështirë të devijojmë prej tij.

Për të plotësuar boshllëqet në njohuritë historike, një vit më parë Docent Tashev botoi studimin e tij "Lufta e bullgarëve të Maqedonisë për të drejta dhe pavarësi - 68 raste nga periudha 1944-1994". Tani përkthimi i tij në anglisht është gati dhe botimi do të bëhet fakt deri në fund të vitit.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA, BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

KE: Maqedonia e Veriut ende nuk i ka përfshirë bullgarët në kushtetutë

"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..

botuar më 24-10-30 5.52.MD

Votimi jashtë vendit nuk solli ndonjë surprizë të madhe

Një parlament edhe më shumëngjyrësh u përvijua nga vota e zgjedhësve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Parashikimet fillestare ishin për një Kuvend Popullor me 9 parti, por rezultatet që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)..

botuar më 24-10-30 8.10.PD

Situata pas votimit: pritshmëria për një qeveri, pavarësisht fragmentimit edhe më të madh të parlamentit

Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..

botuar më 24-10-28 3.39.MD