Parlamenti Evropian është në prag të krijimit të një familjeje të re politike të formuar nga e djathta ekstreme në një kohë kur e majta po i jep një goditje të papritur të djathtës në Francë.
“Në vend të parë është i ashtuquajturi “Fronti i Ri Popullor”, i kryesuar nga Mélenchon nga e majta ekstreme dhe në vend të dytë, disi çuditërisht, nuk është “Asambleja Kombëtare” e ekstremit të djathtë, ndërsa partia e Presidentit Macron, e cila mori vetëm 14.5 për qind në zgjedhjet evropiane, por tani në raundin e dytë ka një rezultat pothuajse të dyfishtë”, sqaroi profesor Ljubomir Gavrillov - kryetar i shoqatës "Forumi Francez Bullgar", në një koment për rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare franceze.
“Rezultatet ishin disi të befasueshme, sepse sistemi zgjedhor francez është mazhoritar në dy raunde, ndryshe nga ai britanik, që është gjithashtu mazhoritar, por në një raund.”
Sipas traditës, në raundin e parë thuhet se francezët votojnë me zemër, ndërsa në raundin e dytë - me arsyen e tyre, theksoi prof. Gavrillov.
Ose koalicioni i gjerë i socialistëve, të gjelbërve dhe socialistë të ekstremit të majtë nga vendi i tretë në raundin e parë, u bë i pari, dhe fituesit e tij - partia e ekstremit të djathtë "Asambleja Kombëtare" mbeti e treta, pas bllokut presidencial "Së bashku".
“Numerikisht, të tre blloqet ndryshojnë deri në 15-20 mandate, d.m.th. është krijuar një situatë pothuajse e pamenaxhueshme, disi e ngjashme me atë bullgare. Mélenchon ka njoftuar tashmë se nuk do të bëjë koalicion me partinë presidenciale, as me “Asamblenë Kombëtare” dhe edhe pse merr më shumë vota, nuk do të mund të qeverisë, nuk do të mund të emërojë kryeministër dhe të ketë një shumicë absolute”.
A ka një fitues në këto zgjedhje?
“Në këto zgjedhje, njëri fitues është Mélenchon dhe fituesi i dytë është papritur Macron, sepse partia e tij është në mes dhe është në situatën më të mirë për t'u bashkuar me të gjitha forcat e krahut të djathtë. Pritet që në dy vitet e ardhshme të ketë një qeverisje politike të paqëndrueshme. Ju kujtojmë gjithashtu se pas 2 vitesh në Francë do të ketë zgjedhje presidenciale, në të cilat Macron nuk mund të kandidojë më. Ky është mandati i tij i dytë, ai nuk mund të kandidojë për një mandat të tretë”.
Franca po hyn në ujëra të panjohura, paralajmëroi për BNR Stefan Manov nga Këshilli Publik i KQZ-së.
"Një gabim thelbësor politik u bë nga Presidenti Macron në vlerësimin e tij të situatës. Ai nënvlerësoi aftësinë e së majtës për t'u bashkuar, si dhe votën e njerëzve që votuan për partinë e Jordan Bardella dhe Marine Le Pen, që nuk ishte vetëm një votë proteste. Partia po bëhet tashmë një forcë politike më përfaqësuese e shoqërisë”.
"Gjërat kanë ndryshuar - gjatë mandatit të mëparshëm të partisë në pushtet, konsiderohej e turpshme të votonit për Marine Le Pen, por tashmë nuk është kështu, sepse 1/3 e popullsisë ka votuar për të. Partia ka ndryshuar politikën e brendshme dhe atë të jashtme. Vetëm muaj më parë kishte dyshime për lidhje të forta të partisë me regjimin në Rusi, dhe tani është pikërisht e kundërta. Macron sugjeron se ata mund të dërgojnë ushtarë francezë në Ukrainë, ndërsa Berdella është kundër. Sa për politikën e brendshme temat e “Asamblesë Kombëtare” janë emigracioni dhe e ashtuquajtura “ekologji penale”, shtoi profesori, i cili, ashtu si Stefan Manov, ka jetuar për shumë vite në Francë, ku fjalët e kryetarit të ekstremit të djathtë, Jordan Bardella, dhe të udhëheqëses së saj Marine Le Pen nuk u dëgjuan.
"Unë u bëj thirrje francezëve të bashkohen me mua dhe që “Asambleja Kombëtare” të fitojë kundër atyre që duan të na përçajnë, të minojnë rendin publik dhe të tallen me vlerat tona," tha Bardella pas raundit të parë, ndërsa Le Pen ishte e bindur se partia e saj “praktikisht e ka fshehur bllokun e Macron”.
Mirëpo, thirrjet e kryeministrit francez Gabriel Attal u plotësuan – “të parandalohet që “Asambleja Kombëtare” të dominojë parlamentin dhe rrjedhimisht të sundojë vendin me planin që ka sajuar”.
E djathta mund ta ketë nënvlerësuar situatën, por a nuk bëri të njëjtën gjë presidenti Emmanuel Macron duke shpallur zgjedhjet pas zgjedhjeve evropiane, i zhgënjyer me rezultatet e tyre?
“Ne nuk e dimë se cili ishte qëllimi i tij i vërtetë, por gjërat nuk duken katastrofike për të tani. Diçka që ishte përjashtuar plotësisht një javë më parë tani është e mundur - që Gabriel Attal të vazhdojë të jetë ministri i parë, të riemërohet”, shpjegoi profesor Gavrillov për BNR:
"Hipoteza tjetër është se ai është në kërkim të një figure konsensusi midis socialistëve, por jo midis të majtës ekstreme. Gjërat varen në një masë të madhe nga Macaron përsëri. Për momentin, arsyeja e vërtetë që ai të kërkojë zgjedhje të reja janë zgjedhjet presidenciale pas dy vjetësh, nëse gjërat do të kishin vazhduar ashtu siç kanë bërë deri më tani, me siguri pas 2 vitesh presidenti do të ishte Marine Le Pen.”
A do të vazhdojë të shikojë Marine Le Pen drejt vendit të presidentit?
"Kjo është e qartë - dy vjet nuk janë aspak larg. Ata do të synojnë zgjedhjet presidenciale. Dilema para “Asamblesë Kombëtare” është se vetë Marine Le Pen nuk ka një popullaritet të madh në Francë, kryesisht për shkak të babait të saj, i cili ishte edhe më ekstrem prej saj dhe shpesh akuzohet për antisemitizëm, racizëm etj. në ndryshim nga Bardella, të cilin me sa duket e kanë pëlqyer mjaft francezët në raundin e parë.”
Pse votuesit nuk e përkrahën Jordan Bardella në raundin e dytë?
“Ka dy arsye - njëra është teknike, pasi janë dy blloqet e mëdha që luajnë kundër Bardella - ai i Presidentit Macron dhe ai i Mélenchon. Ata ranë dakord të krijojnë një lloj barriere rreth partisë së Berdellës, d.m.th. të gjithë kundër një. Dhe arsyeja e dytë është se në raundin e dytë francezët votojnë me sensin e tyre të shëndoshë, gjë që sugjeron se është paksa e rrezikshme t'i jepet papritmas gjithë pushteti partisë së Bardellës. Megjithatë, do të vërejmë se ai merr dy herë më shumë mandate sesa në parlamentin e kaluar. Në njëfarë kuptimi është edhe fitues, ndonëse është i zhgënjyer, pasi kishte pritje më të mëdha. Por e ardhmja është para tyre, ai është 28 vjeç dhe nuk e ka thënë fjalën e fundit”.
Mirëpo, a e kishte fjalën e fundit kryeministri Gabriel Attal, dmth. a po shkon?
"Tani vullneti i popullit duhet respektuar rreptësishtë! Kryeministri duhet të shkojë!", bëri thirrje lideri i së majtës radikale franceze, Jean-Luc Mélenchon.
"Është plotësisht e mundur që ai të mos zëvendësohet - dëshirat e Mélenchon nuk e detyrojnë presidentin për ta shpallur Mélenchon ministër të parë. Për më tepër, vetë koalicioni që ai kryeson nuk e dëshiron atë si kryeministër. Mund të vërejmë se presidenti François Hollande kandidon paksa papritur në rajonin e tij, ku e kanë zgjedhur - ai është një figurë konsensusi midis socialistëve dhe mund të marrë stafetën, ose të paktën të ndihmojë në negociata, sido që të jetë, do të ketë diçka si bashkim”, parashikoi prof. Gavrillov.
"Një bashkim arritën "Patriotët për Evropën" - grupi i ardhshëm i ri i partive me ideologji të njëjtë, i krijuar së fundmi nga kryeministri hungarez Viktor Orbán.
Ajo tashmë ka një numër të mjaftueshëm eurodeputetësh nga mjaft shtete, në mënyrë që zyrtarisht të formohet si një forcë e re politike në Parlamentin Evropian.
Formacioni mund të bëhet forca e tretë politike më e madhe në Parlamentin e ri Evropian – nëse i bashkohet edhe “Asambleja Kombëtare” franceze.
"Kjo nuk është përpjekja e parë për të bashkuar këtë lloj partish. Për Marine Le Pen, janë të rëndësishme vetëm zgjedhjet kombëtare, dhe jo aq ato parlamentare, sa ato presidenciale. Për t'i fituar ato, ajo nuk mund të ndërmarrë veprime ekstreme," tha për BNR Paul Schmidt – sekretari i përgjithshëm i Shoqatës Austriake për Politika Evropiane.
A është e mundur që t'i bashkohet “Patriotëve për Evropën”?
"Është shumë e vështirë të thuhet, sepse tema e “Asamblesë Kombëtare” është politika e brendshme kombëtare, dhe Europa është e dyta, ata nuk flasin shumë për të. Duhet të kalojnë disa javë për të parë se ku po shkojnë gjërat. .. Ata vetë ndoshta nuk e dinë dhe për momentin ndoshta po debatojnë" – vuri në dukje profesori Ljubomir Gavrillov.
Çfarë vjen nga këtu e tutje për Francën dhe Evropën dhe madje për Bullgarinë?
"Kjo ndoshta do të çojë në njëfarë destabiliteti politik në nivel evropian - nuk do të ketë një politikë të jashtme të përcaktuar qartë të Francës, por do të ketë një politikë të jashtme që ndjek rrugën e shkelur mirë, siç ka qenë deri më tani, pa ndryshime radikale”, tha gjithashtu presidenti i shoqatës “Forumi Francez Bullgar” dhe shtoi:
“Ka një mësim për votuesin bullgar, ose më saktë për politikanin bullgar. Në zgjedhjet në Francë, pjesëmarrja ishte 67 për qind, ndërsa në zgjedhjet e mëparshme ishte pothuajse 2 herë më pak, d.m.th. mësimi për politikanin bullgar është se kur ka një ofertë politike që i intereson votuesit - ata dalin për të votuar, kur nuk ka - nuk votojnë, d.m.th. duhet të ketë një ofertë politike, siç bëri Bardella”.
Ky material është përgatitur në kuadër të radio rrjetit evropian “Euranet Plus”. Mund ta dëgjoni atë me tingullin e tij origjinal në bullgarisht KËTU.
Foto: Rojters, arkiv personal, Ani Petrova-BNR, EPA/BGNES, Parlamenti Evropian
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Sheshi i akullit më i madh në Gadishullin Ballkanik “Ice Park” ndodhet në Sofje. Parku i akullit i sapohapur zë një sipërfaqe totale prej 11,000 metrash katrorë, me një fushë akulli prej 4,000 metrash katrorë. Tre sheshe patinazhi të mëdha janë të lidhura..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak vëmendje një ngjarjeje tjetër të rëndësishme të së njëjtës ditë - miratimit të buxhetit të Bashkimit..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në Rumani, njoftoi Ministria e Arsimit. Në konkurs, nxënësit bëjnë një simulim të procesit gjyqësor mbi..
Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të..
Me mbështetjen financiare të shtetit bullgar dhe në kuadër të një projekti të realizuar nga shoqata "Bullgarët në Shqipëri", fëmijëve nga Gora dhe Golloborda..
Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të..