Grupi parlamentar i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS) përjashtoi 17 deputetë. Në mesin e tyre është edhe bashkëkryetari Xhevdet Çakërov. Vendimi u lexua në sallën plenare nga nënkryetarja e Kuvendit, Rosica Kirova. Të gjithë të përjashtuarit kanë marrë pjesë në takimin me kryetarin e nderit të DPS-së Ahmed Dogan në rezidencën Rosenec gjatë fundjavës.
Kirova kujtoi se në këtë mënyrë ndryshon konfigurimi i parlamentit dhe DPS që tashmë ka 27 deputetë nuk është grupi i dytë parlamentar në numër. Pra, mandati i dytë për formimin e qeverisë duhet të shkojë te "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB). Koalicioni ka 39 deputetë.Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..