Nuk ka asnjë mbështetje për propozimin tonë, përkatësisht ligjet kundër korrupsionit dhe pastaj flasim për një qeveri. Kjo na vë në një situatë që nuk mund ta zbatojmë mandatin e dytë, tha Bozhidar Bozhanov nga ekipi negociator i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) pas takimeve me grupet parlamentare të Legjislaturës së 50-të të Kuvendit Popullor. “Ne nuk do ta shpërdorojmë kohën dhe jemi të gatshëm që menjëherë ta kthejmë mandatin në momentin e parë të përshtatshëm për presidentin Rumen Radev”, theksoi bashkëkryetari i PP-së Kirill Petkov. Kryetari i grupit parlamentar Nikollaj Denkov nuk komentoi nëse do të mbështesin një mandat të tretë për kabinetin: “Nuk ka kuptim për momentin të diskutojmë se çfarë do të ndodhë në një situatë hipotetike, le të dorëzohet mandati i tretë, të shohim kush do të jetë mbajtësi, të shohim cili do të jetë propozimi, pastaj do të përgjigjemi”.
Ministrja në detyrë e financave dhe zëvendëskryeministre Ljudmilla Petkova pranoi të mbetet në qeverinë e ardhshme në detyrë, konfirmoi ekipi i saj për BNR. Petkova e pranoi ftesën e të zgjedhurës për kryeministre, Gorica Grënçarova-Kozhareva, ndërsa..
Ditën e martë do të jetë me diell dhe e nxehtë. Më e këndshme do të jetë përgjatë Detit të Zi, ku do të ketë erë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16 dhe 22°, në Sofje 16°. Maksimumi do të jetë nga 32 deri në 41°, në kryeqytet 35°...
"Ejani në Bllagoevgrad" është motoja e forumit treditor të organizuar nga ekipi i kryetarit të bashkisë Metodi Bajkushev. Qëllimi i ngjarjes është të tërheqë dhe motivojë qytetarët e Bllagoevgradit që punojnë dhe zhvillojnë biznes jashtë vendit, për t'u..
Ditën e shtunë para mesditës do të mbajë mot kryesisht me diell, ndërsa pasdite mbi Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore do të ketë vranësira të..
Ekspedita e parë do të analizojë ndikimin e luftës në Ukrainë në mjedisin detar në ujërat bullgare. Hulumtimi është pjesë e projektit SCIRENA II, i cili..
Ministri në detyrë i punëve të brendshme Kalin Stojanov akuzoi përfaqësuesin e popullit nga “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike “..