Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria i propozoi ndihmë Hungarisë për shkak të ndalimit të tranzitit të naftës përmes Ukrainës

Peter Sijarto (djathtas) në takimin me ministrin në detyrë të energjetikës Vladimir Malinov në Bukuresht
Foto: FB/Szijjártó Péter

Bullgaria i propozoi ndihmë Hungarisë për të përballuar vështirësitë e shkaktuara nga ndalimi i tranzitit të naftës përmes Ukrainës. Kjo bëhet e qartë nga një mesazh i ministrit të jashtëm hungarez Peter Sijarto. "Bullgaria, si një mik i vërtetë dhe një vend i besueshëm tranzit, ndihmon sigurinë e furnizimeve energjetike të Hungarisë", shkroi në një postim në Facebook Sijarto, i cili është gjithashtu përgjegjës për tregtinë ndërkombëtare të vendit. Në postimin e tij ai publikoi foto nga takimi i tij me ministrin në detyrë të energjetikës, Vlladimir Malinov. “Vitin e kaluar, 5,6 miliardë metra kub gaz natyror mbërritën në Hungari nëpërmjet Bullgarisë sipas planit dhe këtë vit arritëm të blinim 3,9 miliardë metra kub”, shtoi Sijarto. Ne jemi dakord që BE-ja duhet të mbështesë sigurinë energjetike të vendeve të Evropës Juglindore dhe Qendrore duke kontribuar në zhvillimin e infrastrukturës, vëren Sijarto.

Ukraina vendosi të pezullojë tranzitin e naftës të furnizuar nga kompania energjetike ruse “Lukoil”, duke lënë Hungarinë dhe Sllovakinë pa akses në sasitë e kërkuara të naftës.

Ndërkohë, nga mbledhja e komisionit parlamentar për politikën e jashtme u bë e qartë se Hungaria u angazhua për një vendim të fundit për problemin e hyrjes së Bullgarisë në Shengen edhe me kufijtë tokësorë të saj.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova: Bullgaria ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme

Nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën se forcat parlamentare do të bëjnë gjithçka për të mbledhur maxhorancën për të formuar një kabinet. “Bullgaria ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme”, tha ajo në qytetin e Panagjurishtes, ku ishte me rastin..

botuar më 24-12-09 8.54.PD

Festivali i Peshkut të Kripur në Sozopoll

Në sheshin “Kullata” në qytetin bregdetar Sozopoll do të mbahet sot “Festivali i katërt i peshkut të kripur”. Ngjarja do të shënojë hapjen e Pazarit të Krishtlindjeve në qytet. Pjesëmarrësit në konkursin për peshkun më të mirë të kripur do të..

botuar më 24-12-07 8.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°, në Sofje 2°. Gjatë 24 orëve të ardhshme do të mbajë mot i vranët, me erë dhe shi. Në veri të Bullgarisë dhe në zonat malore do të bjerë borë, ndërsa nëpër qafa do të ketë kushte për stuhi dhe..

botuar më 24-12-06 7.45.MD