Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

GERB është forca e parë politike mes votuesve, 44% duan zgjedhje të parakohshme

Foto: marketlinks.bg

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin më 1 gusht, GERB-SDS do të ishte forca e parë politike, sipas një sondazhi të “Market LINKS”. GERB - SDS merr 23% mbështetje. “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) është me 15.3%. Forca e tretë politike është DPS, 12.8% e preferencave të të anketuarve. Me 11% mbështetje, partia “Vëzrazhdane” është e katërta. Pas saj renditen BSP me 6.9% dhe “Ka një popull të tillë” (ITN) me 5,2%. Partia “Veliçie” fiton 3.7%. Aprovimi i 44% të qytetarëve për zgjedhje të parakohshme në tetor është befasues. 19% janë neutralë për këtë çështje. 39% thonë se do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme, 20% janë përgjigjur "më tepër po". Presidenti Rumen Radev ka besimin më të lartë mes votuesve me 50%.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 31 korrikun

Ditën e mërkurë do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë. Në gjysmën lindore të vendit do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verilindor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 dhe 21°, në Sofje 16°. Maksimumi do të jetë nga 30 në 35°, në..

botuar më 24-07-30 7.40.MD

Filloi evakuimi i fshatrave pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut

Sistemi BG-ALERT lëshoi një paralajmërim evakuimi për banorët e pesë fshatrave në komunën Strumjani, për shkak të zjarrit të madh që shpërtheu në zonën e malit Maleshevska, afër kufirit me Maqedoninë e Veriut. Zjarri atje vazhdon të rritet dhe në..

botuar më 24-07-30 6.27.MD
Toshko Jordanov - ITN

Nuk ka perspektivë për formimin e një qeverie me mandatin e tretë

Takimi i parë i organizuar nga “Ka një popull të tillë” (ITN) për të kërkuar mbështetje për formimin e një qeverie më mandatin e tretë përfundoi me dështim. Nga gjashtë të ftuarit nga grupi i shpërbërë i “Veliçie”, i afërt me themeluesin e partisë..

botuar më 24-07-30 5.20.MD