Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

GERB do të negociojë me ITN, por nuk do të mbështesë një kabinet të rregullt

| rinovuar më 24-08-01 5.14.MD
Bojko Borisov
Foto: BTA

Lideri i GERB-SDS-së, Bojko Borisov, konfirmoi se koalicioni do të negociojë me partinë "Ka një popull të tillë" (ITN), e cila mori mandatin e tretë për formimin e qeverisë. Megjithatë, ai ka sqaruar se deputetët e tij nuk do të votojnë për një kabinet brenda këtij parlamenti.

“Ne kemi një program që do ta hedhim në tavolinë, tashmë kemi zhvilluar bisedime me ta në mandatin e parë. Besoj se këto biseda janë të dobishme, sepse do të na mësonin mençurinë për pas zgjedhjeve”, tha Bojko Borisov.

Me rastin e përfshirjes së emrit të kryetares së Kuvendit, Raja Nazarjan, nga bashkëkryetari i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri (DPS), Deljan Peevski, për grusht shteti të gatshëm, lideri i partisë komentoi se kjo do të nënkuptonte një shumicë të re para zgjedhjeve dhe një GERB shumë të zemëruar.

Kryetari i Asamblesë Kombëtare është ndër personat e specifikuar në amendamentet e Kushtetutës që mund të mbajnë postin e ushtruesit të detyrës së kryeministrit në rast se nuk mund të zgjidhet një qeveri e rregullt.

Ndërkohë Partia Socialiste Bullgare (BSP) dhe ITN gjetën ngjashmëri në pikëpamjet dhe temat e konsultimeve të organizuara nga ITN me rastin e mandatit të tretë për formimin e qeverisë. "Kuptimi i përgjithshëm i një kabineti të rregullt po na udhëheq në bisedime, pasi nuk është normale të shkosh në zgjedhje të parakohshme parlamentare gjashtë herë në 3 vjet," tha Borisllav Gucanov, kryetar i grupit parlamentar të së majtës.

"Deri më sot, në total, tashmë kemi 66 përfaqësues të popullit, ose forcën e parë politike në këtë parlament që duan të punojnë menjëherë për shoqërinë," tha Stanisllav Ballabanov nga ITN. Ai rekomandoi liderët e tjerë politikë që në ditët në vijim të mendojnë më me përgjegjësi për të ardhmen.

“Në përgjithësi kemi të njëjtat synime për formimin e kabinetit, barra tani duket se bie mbi supet e “Po  e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” dhe GERB”, komentoi Toshko Jordanov, kryetar i grupit parlamentar të ITN.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Papunësia ndër të diplomuarit është nën 5 për qind

Bullgaria është ndër vendet e BE-së ku shumica e njerëzve me arsim të lartë punojnë me kontratë pune të përhershme. Papunësia mes atyre me diplomë baçelor ose master është më pak se 5%, sipas sondazhit të kryer në 17 vende EUROGRADUATE 2022. Të..

botuar më 24-07-29 10.54.PD

Në Legjislaturën e 50-të të Kuvendit Popullor për të tretën herë do të provojnë të formojnë qeveri

Presidenti do të ngarkojë grupin parlamentar të partisë “Ka një popull të tillë” (ITN) që të propozojë një kandidat për kryeministër, njofton administrata e kreut të shtetit. Mandati do të dorëzohet më 29 korrik,ditën e hënë, në ora 12:00...

botuar më 24-07-29 8.51.PD

Për bullgarët BE-ja është demokraci, të drejtat e njeriut, ligjshmëri dhe standard jetese

Bullgarët vlerësojnë më së shumti demokracinë, të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe standardin e jetesës në BE, sipas të dhënave të Eurobarometrit të paraqitura nga Komisioni Evropian, transmeton BTA. Kur u pyetën se cilat janë pikat e..

botuar më 24-07-28 9.10.PD