Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria priti me dafina kampionët e saj olimpik të mundjes Semen Novikov dhe Magomed Ramazanov

Foto: BTA

Kampionët olimpikë të mundjes Semen Novikov dhe Magomed Ramazanov u pritën solemnisht në aeroportin e Sofjes me valle, gajde dhe kurora dafine. “Ndjeva mbështetjen e çdo bullgari, synimi im i radhës është titulli botëror. Isha kampion evropian, tani kampion olimpik, më duhet një komplet.” Kështu deklaroi Semen Novikov, bullgar i natyralizuar i lindur në Harkov të Ukrainës, pas kthimit nga Parisi, ku fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 87 kilogramë mundje klasike. Ai falënderoi veçanërisht biznesmenin bullgar, sponsor kryesor të mundjes bullgare, Grisha Gançev, që i dha një jetë të dytë sportive, si dhe trajnerin e tij personal Soslan Farniev, i cili "besoi në mua dhe ma ngriti nivelin".

“Falënderoj të gjithë Bullgarinë që më dha një shans nga i cili përfitova në mënyrë sa më mirë. Vitet e fundit ishin shumë të vështira, nuk dihej nëse do të mund të vazhdoja të garoja. Bullgaria është atdheu im i dytë. Një ditë, kur të mbaroj karrierën time në garë, do ta ndihmoj Bullgarinë duke dhënë përvojën time, shpresoj të jem i dobishëm për vendin. Këtu ka shumë njerëz të talentuar". Këtë e tha mbajtësi i medaljes së artë nga Parisi në mundje të lirë, Magomed Ramazanov, i cili është gjithashtu një bullgar i natyralizuar, me origjinë nga Dagestani. Për sa i përket synimeve të tij për një të ardhme relativisht të afërt, këta janë titujt evropian dhe botëror, e pse jo edhe një tjetër olimpik. Në Paris fitoi finalen me 7:1 pikë në kategorinë 86 kg stil i lirë ndaj iranianit legjendar Hasan Jazdani Çarati.

Bullgaria përfundoi Olimpiadën e Parisit me tre medalje ari, një argjendi dhe tre bronzi, duke zënë vendin e 26-të në renditjen e përgjithshme të medaljeve dhe e dyta vetëm pas Rumanisë në Ballkan.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rahim Rashaida solli një medalje të artë botërore për Bullgarinë në skermë

Në një konkurrencë me 180 garues nga 36 vende, Rahim Rashaida shënoi një sukses historik për skermën bullgare . Sportisiti nga klubi i skermës i Akademisë Kombëtare të Sportit me trajner Dimitër Nikollov fitoi vendin e parë në Kupën e Botës në Skermë për..

botuar më 25-02-17 10.28.PD
Radosllav Jankov

Snowboardisti Radosllav Jankov është i 3-ti në Kupën e Botës në sllallomin paralel

Snowboardisti slloven Žan Košir është fituesi i sllallomit gjigand paralel për Kupën e Botës në Val Saint-Comme të Kanadasë, pasi mposhti në finale austriakin Benjamin Karl. Bullgari Radosllav Jankov zuri vendin e tretë pasi fitoi Daniele Bagozza nga..

botuar më 25-02-17 9.57.PD
Ministri i Rinisë dhe Sportit Ivan Peshev (majtas) përgëzon Canko Cankov për paraqitjen e tij të shkëlqyer në Kupën e Botës Dimërore të Notit në Gdynia të Polonisë

Canko Cankov u kthye në Bullgari me tre medalje të arta

Canko Cankov u rikthye në tokën vendase në Burgas (Bullgaria Juglindore), pas pjesëmarrjes së tij të fundit në Kupën e Botës Dimërore të Notit në Gdynia të Polonisë pak ditë më parë. Notari bullgar fitoi tre medalje të arta - në 1000 m., 200 m. dhe 450 m.,..

botuar më 25-02-13 11.44.PD