Një nga tre kampionët olimpik të Bullgarisë në Paris, Karlos Nasar, u prit solemnisht në tokën bullgare pas medaljes së tij të jashtëzakonshme të artë në kryeqytetin francez. 20-vjeçari bullgar u ngjit në majën olimpike në kategorinë deri në 89 kg në peshëngritje me një dyluftim prej 404 kilogramësh, që është një rekord i ri botëror.
“Më kushtoi shumë energji, shumë kohë, privime në jetën shoqërore, gjak, djersë dhe shumë punë, por e rëndësishme ishte qëllimi përfundimtar. Isha i motivuar për të arritur qëllimin përfundimtar, që është të bëhem kampion olimpik”, tha Nasar në Aeroportin e Sofjes, ku u prit me bukë me mjaltë dhe kripë nga nëna e tij, motra e tij, djali i trajnerit të tij të ndjerë Ilijan Iliev, tifozët. Pikërisht trajneri Ilijan Iliev nga Çerven Brjag (Bullgaria Veriore) parashikoi në një intervistë televizive në vitin 2020 se i riu do të bëhej kampion olimpik në 2024.
"Kufiri im është ende shumë larg," u tha Nasar gazetarëve. Synimi tjetër i madh i atletit është Kampionati Botëror në dhjetor.
Në moshën 17-vjeçare, Nasar theu rekordin botëror të peshëngritjes në kategorinë 81 kg në peshëngritje (208 kg) duke fituar Kampionatin Botëror të Peshëngritjes 2021 në Tashkent dhe u bë kampioni i tretë më i ri botëror në historinë e peshëngritjes. Në moshën 18-vjeçare, ai theu përsëri rekordin botëror, këtë herë në kategorinë 89 kg (220 kg), për të fituar medaljen e artë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes 2022, duke e bërë atë të vetmin peshëngritës mashkull që mban rekorde botërore në dy kategoritë të ndryshme.
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..
Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..