"Mënyra se si po sillen të gjitha partitë politike për momentin, mund të flasim me siguri për zgjedhjet e teta të ardhshme", komentoi lideri i GERB-it Bojko Borisov për gazetarët. Në tri vitet e fundit në vendin tonë u mbajtën gjashtë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhësit pritet të votojnë për të shtatën herë në vjeshtë.
Bojko Borisov paralajmëroi se nëse toni mes politikanëve nuk ndryshon, pas një muaji e gjysmë situata do të jetë e njëjtë dhe ata nuk do të mund të bisedojnë me njëri-tjetrin. “Me këto ofendime askush nuk mund të bëjë asgjë për momentin, sepse çdo ditë tema në parlament është e njëjtë”, theksoi ai, duke sqaruar se nuk u përgjigjet sulmeve në mënyrë që të mund të formohet një qeveri pas një votimi tjetër të parakohshëm.
Ministri i turizmit Evtim Milloshev dhe zëvendësministrja e jashtme Maria Angelieva diskutuan lehtësimin e dhënies së vizave për vendet e treta, nga të cilat pranohen shumë kërkesa për punë dhe vizita turistike në Bullgari, njoftoi BTA. “Ne po punojmë..
Të enjten do të mbajë mot me diell me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi lindor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 20°, në Sofje 13°. Maksimumi do të jetë nga 29 deri në 37°, në kryeqytet 31°. Do të jetë me diell..
Kuvendi Popullor me votat e GERB-SDS, PP-DB dhe DPS hodhi poshtë propozimin e "BSP për Bullgarinë" që një pjesë e pajisjeve për Centralin Atomik Elektrik "Belene" të shfrytëzohen për zëvendësimin e gjeneratorit të tretë të avullit nga blloku i 6-të i..
Të mërkurën do të mbajë mot me diell. Pas mesditës në gjysmën perëndimore të vendit do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave, por vetëm në zonat..
Një ditë pas aksionit të Prokurorisë Evropiane në “Bulgartransgaz” dhe katër kompani të tjera në vend, ministri i energjisë Vlladimir Malinov dhe..
Pjesëmarrësit e regatës së 67-të ndërkombëtare turistike TID 2024 (Tour International Danubien - TID) u mirëpritën në Vidin. Më shumë se 130..