Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Holandezja Ester Willems i magjeps bashkatdhetarët e saj me ritmet e valleve popullore bullgare

Foto: Klubi i Valleve Popullore "Zora"

Holandezja Ester Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13 persona, të cilët përfundimisht arritën në 50. Willems e përkufizon sezonin e kaluar 2023-2024 si më të suksesshmin deri më tani. Formacioni u prezantua në një sërë shfaqjesh skenike dhe festivalesh, si në Holandë ashtu edhe në Belgjikë, Francë dhe Gjermani.

Përveç mësimit të vallet popullore bullgare, formacioni organizon gara midis grupeve të ndryshme holandeze, si dhe lojëra në të cilat testohen njohuritë e pjesëmarrësve për traditat dhe folklorin bullgar.

Përpilues: Joan Kolev

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Klubi i Valleve Popullore "Zora"




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" po viziton Burgasin

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..

botuar më 24-07-03 6.10.PD
Foto: Shoqata e Ansambleve Folklorike Bullgare Jashtë Vendit

Ansamblet folklorike bullgare jashtë vendit janë bërthama e komunikimit social dhe kulturor

Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..

botuar më 24-06-30 8.05.PD

Ditën e Enjos, barishtet dhe uji fitojnë fuqi magjike

Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..

botuar më 24-06-24 6.30.PD