Më 4 shtator 1974 u inaugurua zyrtarisht termocentrali i parë dhe i vetëm bërthamor në Bullgari - "Kozlloduj". Ai ishte gjithashtu termocentrali i parë bërthamor në Evropën Juglindore.
Megjithatë, fillimi i energjisë sonë bërthamore u vendos më 15 korrik 1966 me nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit midis Bullgarisë dhe Bashkimit Sovjetik të atëhershëm për ndërtimin e centralit. Pajisjet kryesore u furnizuan nga Bashkimi Sovjetik, dhe disa pajisje të veçanta - nga Republika e atëhershme Demokratike e Gjermanisë, Çekosllovakia dhe Hungaria. U realizuan edhe disa projekte tërësisht bullgare, të cilat u vunë në shfrytëzim për herë të parë në praktikën botërore në ndërtimin e termocentraleve. Në vitin 1991, vendi ynë vuri në shfrytëzim bllokun e 6-të të fundit për momentin.
Në lidhje me angazhimet e ndërmarra nga Bullgaria për anëtarësimin e saj në BE, Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj” mbylli katër njësitë e para të energjisë përpara skadimit të afatit të tyre të projektimit dhe që nga fillimi i vitit 2007 mbetën në funksionim vetëm njësitë 1000 megavate 5 dhe 6.
Aktualisht po punohet mbi projektet për ndërtimin e blloqeve 7 dhe 8, tashmë me pajisje nga “Westinghouse” amerikan.
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..