Korporata Toshiba Energy Systems & Solutions do të ndihmojë Bullgarinë për të rivendosur sa më shpejt punën e Hidrocentralit “Çaira”, u bë e qartë gjatë vizitës së ministrit në detyrë të energjetikës Vlladimir Malinov në Tokio. Hidrocentrali “Çaira” në malin Rilla nën digën "Belmeken" është impianti më i madh nëntokësor në Evropën Juglindore, me katër hidro agregate pompë-gjenerator. Centrali nuk funksionon që nga viti 2022 për shkak të turbinave të saj jashtë shërbimit.
Toshiba është prodhuesi dhe furnizues i pajisjeve për objektin dhe pronar i dokumentacionit teknik dhe prodhues për projektin, gjë që kërkon dhënien e punimeve të riparimit këtij prodhuesi të veçantë, njofton Ministria e Energjetikës.
Gjatë vizitës së ministrit bullgar, u bë e qartë gjithashtu se Hitachi është i interesuar të marrë pjesë në zgjerimin e rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike në Bullgari dhe është i gatshëm të ndajë përvojën e tij në ndërtimin e transformatorëve dhe reaktorëve të vegjël modularë.
Në vitin 2024 mbushen 115 vjet nga kontaktet e para zyrtare mes Bullgarisë dhe Japonisë dhe 85 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..
Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..