Gjatë natës retë do të çahen përkohësisht dhe do të zvogëlohen në pjesën më të madhe të vendit. Më të theksuara do të mbeten në zonat juglindore, ku në vende të izoluara do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6° dhe 11°, në Sofje rreth 7°.
Ditën e martë vranësira do të jetë e ndjeshme në pjesën më të madhe të vendit. Era do të fryjë nga drejtimi lindje-verilindje, do të jetë e dobët, në zonat lindore deri mesatare nga veriu. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 20° dhe 25°, në Sofje rreth 20°.
Vranësirat do të jenë të theksuara në male dhe vende-vende do të bien reshje të dobëta shiu, në majat më të larta të maleve Rilla dhe Pirin do të bie borë e dobët. Në zonat e ulëta do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu-verilindja, ndërsa përgjatë kreshtave nga jug-juglindja. Temperatura maksimale në lartësi 1200 metra do të jetë rreth 16°, në 2000 metra - rreth 8°.
Në Detin e Zi vranësirat do të jenë të konsiderueshme, në bregdetin verior do të ketë thyerje më të theksuara. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë 23°-25°. Temperatura e ujit të detit është 24°.
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..