Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) u përcaktuan me short numrat në fletën e votimit mes partive dhe koalicioneve të regjistruara për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Në mesin e formacioneve të përfaqësuara në parlament, GERB-SDS do të dalë në zgjedhje me numrin 18, “Aleanca për të Drejta dhe Liri” – me numrin 13, “Lëvizja për të Drejta dhe Liri – Fillimi i Ri” – me numrin 8, “Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike” (PP-DB) - me numrin 26, "Vëzrazhdane" - me numrin 12, "BSP - E majta e Bashkuar" - me numrin 28, "Ka një popull të tillë" (ITN) - me numrin 7.
Për zgjedhjet e tetorit, në KQZ janë regjistruar 22 parti dhe nëntë koalicione. Para fillimit të shortit u bë e qartë se 3 prej formacioneve nuk i kanë regjistruar listat e kandidatëve dhe për pasojë emrat e tyre nuk do të figurojnë në fletëvotim. Kështu, në tetor do të marrin pjesë 19 parti dhe 9 koalicione.
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..