Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në leximin e parë deputetët hodhën poshtë ndryshimet që kanë të bëjnë me ndërrimin e gjinisë së fëmijëve

Toshko Jordanov
Foto: BTA

Kuvendi Popullor hodhi poshtë në lexim të parë pesë projektet për ndryshime në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve. Propozimet më të diskutueshme në to kanë të bëjnë me ndryshimin e seksit të fëmijëve nën 18 vjeç. Projektligji i "Ka një popull të tillë" (ITN) parashikon ndalimin e plotë të procedurës, përderisa ai i "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) - mundësia që kjo të bëhet me rekomandim mjekësor në rast rreziku serioz për shëndetin dhe jetën e fëmijës.

Nga PP-DB komentuan se nuk deshën të merreshin me tema inekzistente, por duke pasur parasysh atë që ndodhi me projektligjin e propozuar nga “Vëzrazhdane” për të ashtuquajturën propagandë LGBT, duhet të ndërmerreshin veprime për të minimizuar dëmet nga projekti i ITN.

Në lidhje me faktin që deputetët e PP-DB votuan kundër propozimeve të tyre, Toshko Jordanov nga ITN tha: "Unë votova “pro” për t'i dhënë mbështetje morale grupit të paorientuar seksualisht që propozoi ligjin dhe vërtetoi se çorientimi seksual çon në çorientim mendor  sepse ata propozojnë diçka që më pas nuk mund ta mbështesin vetë.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fryma festive pushton kryeqytetin

Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e kryeqytetit do të jenë Pemët e bukura të Krishtlindjes të vendosura në vende kyçe. Më e larta mes tyre..

botuar më 24-11-25 9.05.PD

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD