Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat e imta të lumit. Por pushimet buzë Danubit mund të jenë edhe më emocionuese nëse jo vetëm e shikojmë lumin por zhytemi në të, në kuptimin e plotë të fjalës. Për këtë qëllim do të kemi nevojë vetëm për rrema dhe një varkë, është mirë të marrim edhe pajisje të mira kamerash.
Mirëpo, nëse jeni një turist që nuk e njeh lumin, atëherë është mirë të kërkoni ndihmë nga vendasit. Në vetëm një ditë, ata do t'ju zbulojnë shumë sekrete, të cilat nuk keni menduar kurrë se po ekzistojnë.
Ishulli i tretë më i madh në seksionin bullgar të Danubit quhet Vardim - pas fshatit aty pranë, nga ku zakonisht varkat zbresin në ujë. Është kurioze që rreth gadishullit Vardim formohet nga një sediment i madh lumi, i cili ndodhet në një vend të ndryshëm çdo vit dhe shkon ose më afër bregdetit tonë, ose lëviz më tej drejt bregut të Rumanisë. Është sfidë për ta gjetur, prandaj çdo vit organizojmë udhëtime me kajak në të ashtuquajturat “Ishujt Vardim”, thotë në një intervistë për Radio Bulgarinë Kryeasistenti Radosllav Jordanov, i cili përveç se është pedagog në Akademinë Ekonomike në Svishtov, është një nga adhuruesit dhe njohësit më të mëdhenj të gjithçkaje që ndodh përgjatë Danubit. “Përgjatë lumit ka shumë jetë, veçanërisht në ishullin Vardim”, thotë Radosllav Jordanov dhe vazhdon:
“Ajo që mund të shihet në Vardim dhe në ishujt fqinjë janë zogjtë e shumtë. Sidomos nga mesi i verës deri në fund të vjeshtës dhe në dimër në brigjet e rërës dhe në kepat e ishujve ka shumë pelikanë, mjellma, kormoranë, sterna.
Atje me kamera të posaçme kemi provuar të xhirojmë kastorët, por kapëm edhe disa kafshë të tjera me objektivin tonë. Kastorët ishin zhdukur prej trojeve tona për një kohë të gjatë, sepse njeriu i përdorte për mish, lëkurë, ilaçe etj. Por ata u kthyen në habitatet e tyre. Vendi ku jetojnë kastorët është shumë i egër dhe është mu në mes të lumit. Kjo është ajo që ne e quajmë "Ishulli i Kastorit". Është bërë nga shelgje të reja dhe është një lloj “dhome mëngjesi” për kastorin. Ai kalon rreth 80 m nga ishulli Vardim, shkon atje, ha nga fidanët e rinj dhe kthehet.
Për të treguar se kastorët janë kafshë të padëmshme, vendosëm kamera të fshehta në "Ishullin e Kastorit" dhe në vende të tjera përgjatë lumit. Qëllimi ynë është të njohim kafshët, të shohim se çfarë bëjnë ato natyrën e egër. Dhe videoja më e mirë që kemi hasur atje është e një nëne me një kastor të vogël. Mund të shihet se si ai kërcen lart e poshtë, duke luajtur me nënën e tij. Kjo është një pamje shumë e bukur, përveç kësaj shumë pak njerëz në vendin tonë kanë parë kastorë live.
“Svishtov në të kaluarën ka qenë një qytet tregtar, ndërsa sot është një qendër universitare, ku ndodhet Akademia Ekonomike "Dimitër Atanasov Cenov". Në të ardhmen ky qytet mund të bëhet një destinacion shumë i bukur turistik, por duhet t’u kushtohet një vëmendje më e madhe mundësive, të cilat i ofrojnë afërsia me Danubin dhe atraksionet e shumta lokale. Ka një potencial të madh dhe jo vetëm në fushën e turizmit kulturor dhe aventuresk. Për këtë qëllim kemi nevojë për njerëz me ide të cilët të mund të ndryshojnë pamjen e vendeve afër Danubit”.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Foto: Klubi i Kajakut - Svishtov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Shpatet malore në tre resortet kryesore dimërore të Bullgarisë - Borovec, Bansko dhe Pamporovo, janë të mbuluara mirë me borë para fillimit zyrtar të sezonit, njofton BGNES. Sezoni 2024/2025 do të hapet në Borovec më 15 dhjetor. Në..
Liqenet Çairski janë një zonë e mbrojtur në Rodopet Perëndimore, e njohur për liqenet e formuar në mënyrë natyrale nga rrëshqitja e dheut. Ata janë të mbuluar me një qilim të trashë torfe. Përreth syri kënaqet në livadhe me bimë të llojllojshme..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve për partneritetin më të mirë mediatik në vitin 2024. Çmimin..
Në renditjen e Forbes, qyteti ynë i dytë më i madh, Plovdiv, është në TOP-3 të destinacioneve të rekomanduara për festat e ardhshme të Krishtlindjeve dhe..
Festat po afrojnë dhe ofertat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri po kërkohen gjithnjë e më shumë. Rezervimet filluan që nga shtatori dhe tani është..