Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhjet e parakohshme 27 tetor 2024

Vesko Eshkenazi: Zgjedhjet janë shumë të rëndësishme, ndonjëherë nuk e duroj dot atë që shoh në vendin tonë

“Populli ynë meriton qeverisje më të mirë, të ndihet më mirë”, thotë muzikanti me famë botërore

Foto: Facebook / Vesko Eshkenazi

"Unë votoj sa herë që mundem dhe ndodhem në një vend ku ka një mënyrë për ta bërë këtë," thotë me krenari dhe pa paragjykim për Radio Bulgarinë violinist i njohur bullgar dhe concertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Panteleev-Eshkenazi. Dhe sot, pa përjashtim, ai do ta kryejë detyrën e tij qytetare këtu, “në shtëpi” siç e quan vendlindjen e tij Sofjen.

Vesko Eshkenazi ndodhet në Bullgari me rastin e dy koncerteve të fundit të turneut kombëtar të projektit "Në botën e muzikës", të cilin e krijoi në vitin 2022 me Orkestrën Filarmonike të Plevenit të drejtuar nga Georgi Milltijadov dhe me pjesëmarrjen e fizarmonistes virtuoze Veronika Todorova. Në festën kombëtare, 1 Nëntor, njerëzit e Varnës do të mund të zhyten "Në botën e muzikës" dhe më 7 nëntor, dashamirësit e qytetit Sliven do të mund të shijojnë këtë muzikë.


Ndërkohë, sezoni i ri muzikor u hap edhe nga Orkestra Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam dhe në nëntor Maestro Eshkenazi dhe kolegët e tij do të ndërmarrin një turne dyjavor jashtë vendit në shtetet e Floridës dhe Nju Jorkut, përveç programit të tyre aktiv të vjeshtës në Kontinentin e Vjetër. E me gjithë orarin e ngarkuar dhe angazhimet e tij, violinisti bullgar me famë botërore është një nga ata artistë që nuk ikën nga përgjegjësia shoqërore dhe politike që ka si person. Madje përkundrazi. Këtë vit ai përsëri qëndroi pas Fushatës Kombëtare për Parandalimin e Kancerit të Gjirit dhe Fondacionit "Një nga Tetë" dhe vazhdon të jetë i përkushtuar ndaj punës së Fondacionit "Bebet tona të lindura para kohe".

"Këto janë nevoja të brendshme të një individi. Për mua janë shumë të rëndësishme kauzat që janë bamirëse dhe që lidhen me shëndetin e njerëzve. Më e rëndësishmja për ne është shëndeti dhe nëse mund të ndihmoj me diçka, gjithmonë e kam bërë. Politikisht - Po, nganjëherë nuk e duroj dot atë që shoh në vendin tonë, veçanërisht mënyra se si bëhen gjërat. Njerëzit vuajnë dhe kjo gjë më mundon. Populli ynë meriton qeverisje më të mirë, të ndihet më mirë, të ketë më shumë mundësi, të ketë më shumë vetëbesim. Dhe kur nuk është kështu për shkak të drejtimit të keq të vendit, ndihem shumë i trishtuar dhe jam shumë i përfshirë emocionalisht”.

Kur do të votojë edhe shteti për kulturën?

"Çështja është shumë e ndërlikuar - pranon Eshkenazi. - Dhe nuk e di nëse mund ta zgjidhim, por me sa kuptoj nga miqtë e mi që tashmë janë në poste drejtuese në Bullgari, në fakt para (për kulturën) ka, por nuk është gjithmonë e mundur që muzikantët apo artistët të përfitojnë prej tyre. Kjo duhet të përmirësohet. Mënyra se si përdoren fondet e qeverisë duhet të përmirësohet, të bëhet më e aksesueshme dhe drejtpërdrejt për artistët. Gjithashtu, artistët duhet t'i marrin gjërat më shumë në duart e tyre."

Jashtëzakonisht e rrezikshme – kështu e përkufizon Vesko Eshkenazi situatën me zgjedhjet e pafundme parlamentare në vendin tonë në tre vitet e fundit. Sot ai voton për:

"Së pari dua të ndryshohet mënyra e drejtimit të këtij vendi dhe të mos jemi më pjesë e kësaj vorbulle me zgjedhje të vazhdueshme. Kjo është shumë e rrezikshme për çdo vend. Unë e kuptoj që jemi shumë të ndarë, e kuptoj që njerëzit janë shumë të përçarë, por duhet të gjendet një konsensus. Nuk mund të ketë zgjedhje çdo disa muaj. Kjo është e pamundur. E kuptoj që situata është shumë e vështirë, por nëse kjo ndryshon, ndoshta mund të ketë një rrugë përpara”.

Në të njëjtën kohë, me parimet e muzikës - të idealizojmë ndjenjat në përdishmërinë tonë dhe të përpiqemi të bëjmë diçka më të mirë nga ajo që kemi tani.

Foto: Facebook / Vesko Eshkenazi, Ani Petrova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Kopshti Zoologjik i Stara Zagorës

Kopshti zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj

Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..

botuar më 24-12-15 7.25.PD

Muzeu i Shkencave Natyrore i Plovdivit po pret një "Festival të Akullit"

Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..

botuar më 24-12-14 7.35.PD
Foto: Facebook/ Universiteti i Ruses

Universiteti i Ruses mirëpret studentët e huaj me një program të pasur kulturor

Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me traditat, kulturën, historinë dhe zakonet bullgare, si dhe t'i bashkohen procesit arsimor dhe jetës..

botuar më 24-12-13 6.15.PD