“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në parlamentin e ri. “Është mirë që të gjithë liderët ta kalojnë natën dhe të gjithë ta marrin parasysh rezultatin e vet”, tha kreu i GERB-it pas rezultateve të para jozyrtare të zgjedhjeve parlamentare të 27 tetorit. Ai vuri në dukje se programi i partisë së tij do të jetë "themelor për të gjithë ata që duan të formojnë një qeveri” . GERB mund të bëjë kompromise, por në asnjë rast nuk do të ndryshojë votën e popullit", ishte kategorik Borisov "Unë do të qeveris me këdo, i cili e mbështet programin tonë. Sonte të gjithë janë partnerë të mundshëm, pa kolegët e "Vëzrazhdane" - thjesht ideologjikisht, në bazë të familjeve tona në Evropë, nuk mund ta lejoj këtë", tha Borisov.
Bullgaria mirëpret marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë të arritur ndërmjet delegacioneve të Kievit dhe Uashingtonit, të cilët u takuan të martën në Xheda të Arabisë Saudite. Kjo duket qartë nga një postim i kryeministrit Rosen Zheljazkov në..
Në një intervistë për BBC, ministri i jashtëm Georg Georgiev deklaroi se vendi ynë mirëpret angazhimin e administratës së Presidentit të SHBA-së Trump për të ndalur luftën agresive kundër Ukrainës dhe për të arritur një paqe të qëndrueshme...
Studentët protestues në Serbi shpallin grevë të përgjithshme Protestat e studentëve kundër qeverisë dhe presidentit Aleksandër Vuçiq po vazhdojnë në Serbi për të katërtin muaj rradhazi. Shkak për shpërthimin e protestave ishte një..