Me protokolle 100% të përpunuara në KQZ në votimin jashtë vendit, bashkatdhetarët tanë zgjodhën në vend të parë “Aleancën për të Drejta dhe Liri” me 22.65%. Pas tyre është koalicioni PP-DB me 20.80%, i ndjekur nga “Vëzrazhdane” me 13.29%.
"DPS - Fillimi i Ri" është me 9.96%, ndjekur nga GERB-SDS me 8.11%, "Veliçie" me 7.74%, "Ka një popull të tillë" me 7.12% dhe MEÇ me 4.80%.
3418 persona votuan me “Nuk mbështes askënd”.
Mjeshtri italian i kuzhinës Daniele Priori së bashku me 10 të rinj me aftësi të kufizuara intelektuale do të përgatisin një drekë italiane në Qendrën Ditore “Bota” të Fondacionit “Bota e Marisë”. Priori dhe të rinjtë do të gatuajnë makarona "AUMM -..
Gjatë natës dhe të enjten një front i ftohtë atmosferik do të kalojë në vend nga veriperëndimi. Në shumë vende në rajonet perëndimore dhe në Fushën e Danubit do të bien reshje shiu, të cilat shpejt do të kalojnë në borë në zonat e larta të Bullgarisë..
56% e bullgarëve preferojnë që Legjislatura e re e 51-të të Kuvendit Popullor të formojë një qeveri, edhe nëse kjo është me çmimin e kompromiseve. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues kombëtar i kryer nga Agjencia Sociologjike “Gallup International”..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte..
Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre..