“Sot festojmë një përvjetor: 139 vjet nga Lufta Serbo-Bullgare dhe fitorja e ushtrisë së re bullgare. Ashtu si Bashkimi i Bullgarisë është vetëm çështje bullgare, kështu edhe fitorja në këtë luftë është fitore vetëm e ushtrisë bullgare”. Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov, i cili mori pjesë në ritualin ushtarak në Mauzoleumin e Princit Aleksandër I Batenberg, u tha gazetarëve sot, 7 nëntor. “Duhet t’i japim nderim edhe atyre që vdiqën në këtë luftë, edhe princit, i cili pati guximin të ishte një komandant i përgjithshëm, të drejtonte luftimet, të rrezikonte dhe të mbronte kryeqytetin, jo ta dorëzonte.”
Në ritualin ushtarak me rastin e 139-vjetorit të Luftës Serbo-Bullgare dhe 131-vjetorit nga vdekja e princit të parë bullgar mori pjesë e gjithë udhëheqja politike dhe ushtarake e Ministrisë së Mbrojtjes. Kurora e lule u dhuruan nga Ministri i Mbrojtjes dhe Shefi i Mbrojtjes, si dhe nga institucionet dhe organizatat patriotike.
Foto: Ministria e Mbrojtjes
Më 30 nëntor, Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shenjtorit Apostull Andrea . Ai është vëllai i Apostullit të shenjtë suprem Pjetër dhe quhet i Parëthirrur sepse ishte i pari nga apostujt që ndoqi Shpëtimtarin. Që në moshë të re ai..
Më 25 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare nderon kujtimin e Shën Kliment Ohridski. Kryepeshkop, mësues dhe letrar, ai ishte një nga nxënësit më të shquar të Vëllezërve të Shenjtë Kiril dhe Metodij , ndër Shtatë Shenjtorët - mësuesit e..
Më 24 nëntor, Kisha Ortodokse nderon Shën Katerinën, e cila ishte një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Ajo jetoi në fund të shekullit III dhe fillim të shekullit të IV dhe rridhte nga një familje fisnike në Aleksandri të Egjiptit. Në..