Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Do ta presim Vitin e Ri 2025 me koncerte në sheshet anembanë vendit në Bullgari

Foto: BGNES-arkiv

Sipas traditës, banorët e Sofjes dhe mysafirët e kryeqytetit do të mund ta presin Vitin e Ri 2025 së bashku jashtë, nën yjet e Sofjes, në sheshin qendror "Princi Aleksandër I Batenberg". Aktiviteti i sotëm i datës 31 dhjetor fillon në orën 21:30. Talenti i ri Filip Donkov, i cili që në moshën 14-vjeçare ka pushtuar rrjetet sociale me paraqitjet e tij mbresëlënëse, do të jetë i pari që do të performojë. Natën festive do të ngjiten në skenë edhe disa nga emrat më të dashur të skenës bullgare - grupet “Faktor”, "Fondacijata""Kerana dhe kozmonautët", këngëtarët Stenli, Maria Çakërdëkova etj. Pikërisht në mesnatë është planifikuar një shfaqje mbresëlënëse me dritë, e cila do të ndriçojë qiellin e natës së Sofjes.

Koncerte të Vitit të Ri do të mbahen edhe në një sërë qytetesh të tjera të vendit. Komuna e Bllagoevgradit po përgatit një program të pasur festiv për natën e pritjes së Vitit të Ri. Tradicionalisht, festimi nën qiell të hapur do të fillojë në orën 22:30 në sheshin “Georgi Izmirliev”.

Do të ketë edhe një program muzikor në Varna. Ai do të nisë në orën 22:00 të datës 31 dhjetor dhe do të vazhdojë deri në orën 02:30 të datës 1 janar në Sheshin e Pavarësisë. Në mesin e interpretuesve do të jenë grupi EAST 17, Orlin Pavllov, DEEP ZONE PROJECT, ansambli folklorik "Varna" dhe të tjerë.

Në Burgas do të mblidhen në sheshin “Trojkata” nga ora 22:30 e datës 31 dhjetor. Për Vitin e Ri, për të festuarit do të sigurohen mbi 2500 gota verë dhe po kaq copa byreku me urime.

Në Plovdiv pritja do të bëhet në skenën e sheshit “Stefan Stambollov” përballë ndërtesës së komunës nga ora 22:00 deri në orën 02:00.
Në Tërgovishte, festa nën yje do të jetë në sheshin qendror “Svoboda” nga ora 23:00.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Turistë përcjellin perëndimin e parë të Vitit të Ri në majën Ljubash

Shoqata Turistike Trëna fton turistët të shikojnë së bashku perëndimin e diellit më 1 janar 2025 nga maja Ljubash (1399 m) në malin me të njëjtin emër në rajonin Trëna të Bullgarisë Perëndimore. Ata që dëshirojnë do të nisen për në majën në orën..

botuar më 25-01-01 5.50.PD

Parashikimi i motit për 1 janarin 2025

Ditën e mërkurë , në ditën e parë të vitit të ri, moti do të mbetet i pandryshuar. Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa ditën do të jetë me diell dhe i qetë. Në lugina dhe ultësira do të ketë mjegull, me..

botuar më 24-12-31 7.35.MD

Në mesnatë do të ngrihet në mënyrë simbolike pengesa e fundit te Ura e Miqësisë në Ruse

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Atanas Illkov dhe homologu i tij rumun Cătălin Predoiu do të heqin simbolikisht pengesën e fundit kufitare mes dy vendeve tona në minutën e parë të Vitit të Ri në pikën kufitare "Ura e Danubit" afër..

botuar më 24-12-31 2.05.MD