Historia e Emisioneve në Gjuhë të Huaja të Radios Kombëtare Bullgare, transmetimet e të cilëve me valë të shkurtra filluan në vitin 1936, vetëm një vit pas themelimit të Radios Bullgare, është e mbushur me fakte interesante dhe pothuajse të panjohura për auditorin tonë. Për këtë arsye ne përpiqemi t'ju paraqesim zhvillimin e programeve në gjuhë të huaja përmes takimeve me njerëz që kanë kontribuuar në larminë gjuhësore dhe tematike të programeve të Radio Bullgarisë së sotme.
Diana Çakërova është një ish kolege që i kushtoi rreth 20 vite të jetës së saj Redaksisë së Prrogrameve për Afrikën, që ekzistonte deri në vitin 1990. Në anglisht dhe frëngjisht, kjo redaksi prezantonte para auditorit afrikan informacione për proceset ekonomike dhe sociale, kulturën dhe traditat e Bullgarisë. Sidoqoftë, puna e ekipit të redaksisë nuk u kufizua vetëm në këtë, kujton Diana Çakërova, e cila iu bashkua ekipit në vitin 1970:
“Redaksia mbante kontakte me afrikanë të shumtë që ndodheshin në vendin tonë në atë kohë. Mes tyre kishte përfaqësues të partisë së atëhershme ilegale të Kongresit Kombëtar Afrikan në Afrikën e Jugut. Ishin rreth njëqind veta, ata kishin korin e tyre, shënonim festat e tyre etj. Përveç kësaj, për kongreset e Partisë Komuniste Bullgare, në vendin tonë vinin të gjitha të ashtuquajturat liderë përparimtarë nga vendet afrikane ose të afërm të tyre, dhe ne bëmë intervista me ta gjithashtu. Ne ndoqëm të gjitha lajmet – çfarë po ndodhte në Afrikë, çfarë marrëdhëniesh mbanin me vendet socialiste, çfarë suksesesh kishin, etj.”
Programi, i transmetuar nga redaksia afrikane, përfshinte dy buletine lajmesh dhe emisione kushtuar aspekteve të ndryshme të jetës në Bullgarinë socialiste. Materialet përgatiteshin nga redaktorët në bullgarisht dhe detyra e ekipit të Redaksisë së Programeve për Afrikën ishte t'i përkthente dhe t'i lexonte në studio. Një pjesë e rëndësishme e programit iu kushtua edhe Klubeve të Miqve të Bullgarisë, të krijuara në Kontinentin e Zi - anëtarët e tyre ishin jashtëzakonisht aktivë dhe organizuan ngjarje të ndryshme, duke përfshirë lexime letrare, mbrëmje kushtuar traditave, stilit të jetesës, kulturës dhe kuzhinës bullgare.
"Unë i kushtova shumë mbrëmje radios në rininë time" -na tregon Diana, duke përshkruar orarin e punës në redaksinë: vinin rreth orës 17, përkthenin materialet dhe lajmet dhe hynin në studio për të regjistruar programin. Më pas, rreth orës 22, pasoi incizimin e një buletini të dytë të lajmeve.
Përgjegjësitë e saj përfshinin edhe korrespondencën me auditorin, i cili ishte mjaft aktiv: "Kishte radioamatorë që kapnin valët dhe na dërgonin letra, dhe ne u përgjigjeshim", kujton me buzëqeshje ish-kolegia jonë dhe përmbledh: "Ato ishin vite të mira. Kishte festa, aktivitete sportive, ecje të organizuara për ekipet, dhe kishte gjithashtu shumë mundësi për fëmijët tanë - kampe verore dhe dimërore, dhe të gjitha llojet e përfitimeve të qenësishme në atë kohë."
Në mesin e viteve 70- të shekullit të kaluar Diana Çakërova kishte mundësinë të shkojë në Nigeri, ku bashkëshorti i saj u emërua atashe kulturor në Ambasadën Bullgare. Ata jetuan për një periudhë në kryeqytetin Lagos dhe ajo u bë sekretare e ambasadorit të atëhershëm bullgar në vendin afrikan:
"Pata fatin të isha atje kur ndodhi diçka madhështore - Festivali i Arteve dhe Kulturës në Teatrin Kombëtar të sapondërtuar në atë kohë në Lagos, i cili është një kopje e Qendrës ekzistuese të Festivalit dhe Kongresit në qytetin bullgar Varna, por tre herë më i madh, i ndërtuar nga bullgarët me investime amerikane. Pritej që autoritetet atje të vazhdonin ta organizonin çdo vit, por dështuan dhe ky mbeti edicioni i vetëm i tij. Unë u përpoqa të bëja intervista me këdo që munda dhe i dërgova në redaksinë tonë në Sofje, ku ishin shumë mirënjohës. Ishte mirë të kishim disa lidhje aktive me vendet afrikane, por fatkeqësisht tani nuk ka mbetur asgjë nga kjo” - thotë në përfundim Diana Çakërova.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: arkivi personal i Diana Çakërova, news.un.org, arkiv
Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu fillimi i "Radio Sofjes", siç quhej Radioja Kombëtare Bullgare. Në qershor të po këtij viti, si..
Më 25 janar të këtij viti Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) do të festojë 90 vjetorin e saj. Festimi i Shtëpisë së Vjetër, siç e quajmë radion tonë, do të shoqërohet me iniciativa të ndryshme dhe kulmi do të jetë ceremonia e ndarjes së Çmimeve Vjetore të..
Më 25 janar 2025 mbushen 90 vjet nga krijimi i Radios Kombëtare Bullgare. Media jonë e feston përvjetorin me një sërë ngjarjesh. Në një transmetim special sot do të prezantohet një projekt multimedial - një ekspozitë virtuale, e cila do të jetë e..
Patriku bullgar Daniill ndodhet në Tiranë, Shqipëri, për ceremoninë mortore të Kryepeshkopit të Shqipërisë Anastasi në Katedralen “Ngjallje e Krishtit”..
Studentët e Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" vizituan Radio Bullgarinë në kuadër të studimeve të tyre në degën e "Ballkanistikës". Të..