Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Verë dhe dashuri në Luginën e Strumës

Një festë tradicionale dhe energji të mirë

Foto: villamelnik.com

Shën Valentini është festa më e shumëpritur për të dashuruarit, ndërsa ne, bullgarët, kemi një avantazh të veçantë - mund ta kombinojmë me Trifon Zarezanin, festën e verës. Dhe aty ku ka verë, ka dashuri. Kjo simbiozë e mrekullueshme ndihet veçanërisht shumë në zonën e qytetit tonë më të vogël - Mellnik. Në një nga këndet më piktoreske të Bullgarisë Jugperëndimore, traditat, natyra dhe mikpritja ndërthuren në një eksperiencë të paharrueshme.

Me këtë rast, prodhuesit vendas të verës organizojnë “Ditët e dyerve të hapura për kantinat e Luginës së Strumës”. Këtë vit ato do të zhvillohen nga data 14 deri më 16 shkurt dhe përfshijnë një program të pasur, si vjelja e rrushit, degustime, shfaqje folklorike dhe pazaret e fermerëve. Pse kjo fundjavë është kaq e veçantë, na tregon Milica Zikatanova, pronare e një kantine familjare në fshatin Hërsovo afër Sandanskit:
Milica Zikatanova
"Kantina jonë familjare në Hërsovo ka 11 vjet që është e hapur. Dhe që nga fillimi, çdo vit për këtë festë organizojmë Ditë të Dyerve të Hapura. Gjatë 5-6 viteve të fundit, verëbërës të tjerë nga rajoni i janë bashkuar nismës dhe së bashku shpallim ditët e festave për kantinat e Luginës së Strumës. Çdo kantinë ofron një program të veçantë gjatë fundjavës, por kulminacioni mbetet krasitja tradicionale e hardhisë, e cila simbolizon fillimin e ri në vitin e verës".

Kantinat e verës në rajonin Mellnik, Petriç, Sandanski, Ilindenci kanë përgatitur programe plot ngjarje. Për shembull, kantina e verës në Hërsovo do t'i presë mysafirët e saj më 15 shkurt me një koncert të këngëtares së këngëve nga rajoni i Pirinit, Nikolina Çakërdëkova, dhe çdo gjysmë ore do të organizohen ture edukativë në kantinë.

Në fshat do të ketë festival folklorik, pazar fermerësh etj. Në kantinat e tjera do të ketë valle popullore, shfaqje dhe ushqime tradicionale, të shoqëruara me një gotë verë, nga më të mirat e rajonit.

Dashuria dhe vera kanë qenë gjithmonë të lidhura me njëra-tjetrën dhe në bodrumet e Mellnikut kjo lidhje ndihet edhe më fort. Kantinat këtu nuk janë thjesht një vend për shijim, por një skenë për gjeste romantike, veçanërisht në ditën e Shën Valentinit.

"Ne kemi qenë dëshmitarë të disa propozimeve për martesë në kantinën tonë, ndërsa për disa vite me rradhë kemi mbajtur edhe dasma gjatë verës," thotë Milica Zikatanova. " – Dhe gjëja më e mirë është kur një çift i ri frymëzohet nga pamja e bukur gjatë një degustimi. Ne kemi një pamje 360 gradë drejt vreshtave, Pirinit dhe Bellasicës. Ata bëjnë hapin e tyre të parë drejt një jetë të re së bashku dhe pas një kohe kthehen tek ne me një karrocë fëmijësh”.

Përmes verës njerëzit ndajnë emocione, ëndrra, mendojnë për dashurinë dhe gjërat ndodhin krejt natyrshëm, thotë Milica, duke shtuar se mysafirët vijnë edhe për shkak të mundësive të mrekullueshme për relaksim dhe shëtitje në mjedis.

"Ne kemi një hartë shumë të bukur të quajtur "Itenerarret e verës së Mellnikut". Në të kemi shënuar të gjithë prodhuesit në rajon që kanë kantinat e hapura për vizita, si dhe vendet kryesore turistike - Heraklea Sintika, Manastiri Rozhen, Rupite. Rajoni ofron jo vetëm verë, por edhe qendra për spa, mundësi për paragliding dhe ecje në mal. “Ky është një vend ku mund të kaloni jo vetëm fundjavën, por një javë të tërë dhe të përjetoni diçka të re çdo ditë”, thotë Milica.
Dhe për ata që ende hezitojnë se si të festojnë Trifon Zarezanin dhe Ditën e Shën Valentinit, kantinat e verës Mellnik kanë përgatitur ofertën më të mirë - një degustim të varieteteve të verërave lokale, duke përfshirë Shiroka Mellnishka Lloza, Mellnik 55 dhe Sandanski Misket. Fundjava e 14-16 shkurtit do të jetë e mbushur me shije, aromë dhe ngrohtësi, sepse: “Kush thotë fjalën verë, thotë edhe fjalën dashuri!”.

Lexoni më tepër:
Foto: villamelnik.com, Facebook /Iteneraret e verës së Mellnikut, Kantinë vere Vila Mellnik
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lagja e Plovdivit të Vjetër

The New York Times: Bullgaria është ndër destinacionet kryesore për vitin 2025 për shkak të Shengenit, dhe jo vetëm!

Ku do të na çojë viti i ri? “The New York Times” na ndihmon të nisim udhëtimet tona me propozime nga lista vjetore e 52 vendeve më të mira për t'u vizituar në 2025. Ndër to, Bullgaria shquhet si një destinacion tërheqës që përqendron vëmendjen e..

botuar më 25-01-11 10.10.PD

Suksese rekorde, por me perspektiva të paqarta - për optimizmin në turizëm gjatë vitit 2024

Përderisa Bullgaria po përjeton krizën e radhës politike, ndjenja e të qenit të humbur po thellohet, dhe ndarja dhe pakënaqësia në shoqëri mbizotërojnë, ka një sektor që arriti të thyejë këtë kontekst të errët - turizmi . Në vitin 2024, vendi ynë..

botuar më 25-01-05 9.05.PD

Një urë prej druri dhe një park i ri në Ruse do të lidhin njerëzit me natyrën

Ruse tani mund të mburret me urën më të gjatë prej druri të ndërtuar për këmbësorët në Bullgari. Objekti është hapur në fund të vitit 2024 në Parkun Pyjor të Lipnikut. Ura me gjatësi totale 28 m është e pajisur me parmakë xhami dhe 7 dritare prej xhami..

botuar më 25-01-05 7.30.PD