Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rrethi i Jetës: Si Rodopet Lindore u bënë një model për një ekosistem të rimëkëmbur

Foto: Veneta Nikollova

Rodopet Lindore janë një nga vendet e pakta në Evropë ku ekuilibri natyror është rikthyer pothuajse në gjendjen e tij dy shekuj më parë. Këtu, ekosistemet funksionojnë natyrshëm. Me fjalë të tjera, kafshët dhe bimët bashkëjetojnë në harmoni, pa ndërhyrje të konsiderueshme njerëzore. Kjo është jo vetëm për shkak të veçorive të favorshme klimatike, por edhe për përpjekjet afatgjata të ambientalistëve. Ata po punojnë në mënyrë aktive për të mbyllur zinxhirin ushqimor në zonë duke rikthyer speciet e zhdukura përsëri në natyrë.

Dreri lopatar

Rezultatet janë më se inkurajuese – vetëm në 10 vitet e fundit në natyrë u kthyen, mbi 1000 kaproj dhe më shumë se 150 drerë të kuq, 19 bizon evropianë dhe rreth 150 kuaj të egër nga raca “konik”, 143 çifte shkaba grifon dhe 17 të tjera nga shkaba e zezë e rrallë. Tani kafshët po riprodhohen me sukses dhe rrota e jetës po kthehet përsëri, duke rivendosur ekuilibrin në ekosistem.

Hapat e parë në këtë drejtim lidhen me rikthimin e shkabës grifon vite më parë, mësojmë nga Andreana Trifonova, drejtuese e Fondacionit “Rodopet e Egra”, e angazhuar për rivendosjen e natyrës në rajon.

Shkaba e zezë

“Prej disa vitesh, ne kemi një program për rikthimin e shkabës së zezë, të cilat haseshin në natyrën tonë dhe janë si një shtesë e numrit të madh të shkabave grifon në zonë, e cila është gjithashtu shtëpia e shkabës egjiptiane. Të gjithë ata janë pjesë e zogjve pastrues, që ushqehen me ngordhësira, dhe janë në majë të piramidës ushqimore. Përpjekjet tona kryesore kanë të bëjnë me rikthimin e këtyre specieve dhe rivendosjen e numrit të tyre, pasi janë pjesëmarrës kyç në proceset natyrore dhe zinxhirin ushqimor, d.m.th. janë një faktor në pasurinë e biodiversitetit në zonë."

Tarpan

Ndoshta një nga projektet më emocionuese në Rodopet Lindore ishte rikthimi i kuajve të egër - tarpan (Equus fetus fetus) më shumë se një dekadë më parë. “Kjo kafshë ka qenë e përhapur në të gjithë Evropën shumë vite më parë, por është zhdukur. Kolegët polakë arritën të rivendosin këtë racë, të njohur si konik, përmes një gjenomi të ruajtur", shpjegon Trifonova. Tani këta kuaj të vegjël por të fortë po përshtaten mrekullisht në Rodopet Lindore.

Një moment i rëndësishëm për ekuilibrin natyror në zonë është kthimi i bizonit 10 vite më parë.

Bizonë

“Bizoni është barngrënësi më i madh në Evropë dhe rikuperimi i tij është një nga sukseset më të mëdha të ruajtjes së natyrës në Evropë - thotë Trifonova. - Roli i tij është thelbësor, ruan hapësirat e hapura dhe kontribuon në peizazhin mozaikalternimin e hapësirave të hapura me sipërfaqet e pyllëzuara etj. Kjo nga ana tjetër krijon habitate për speciet e tjera. Sot rreth 20 bizonë të egër enden pranë digës Studen Klladenec. Në Pylltarinë e Zhendës janë pesë të tjerë pas një gardh përshtatjeje, të cilët së shpejti do të lëshohen në natyrë për të vazhduar rolin e tyre në ekosistem” - shpjegon Trifonova.

Ambientalistët po punojnë gjithashtu për të rivendosur popullatën e kaprojve dhe drerëve të kuq. Gradualisht, Rodopet Lindore prapë po bëhen shtëpia e organizmave nga të gjitha nivelet e zinxhirit ushqimor, duke përfshirë grabitqarët e mëdhenj si ujqërit, si dhe "punëtorët sanitarë" të natyrës  - zogjtë pastrues: grifon, shkaba e zezë dhe ajo egjiptiane.

Shkaba egjiptiane

Rezulton se ky është një nga vendet e pakta në Evropë, ku mund të vëzhgojmë një zinxhir të mbyllur ushqimor. Me fjalë të tjera, natyra riktheu pothuajse plotësisht kontrollin mbi ciklin e jetës në mal. “Për shembull, kur një kalë vdes, mishi i tij tretet shpejt nga grabitqarët dhe pastruesit, gjë që parandalon zhvillimin e viruseve dhe parazitëve pa ndërhyrjen e njeriut. Kështu kafsha riciklohet në ekosistem në mënyrë natyrale, pa krijuar rreziqe për kafshët e tjera” - shpjegon në përfundim Trifonova.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Veneta Nikollova,rewilding-rhodopes.com




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Biblioteka në Jamboll me fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë"

Me rastin e festës së ardhshme kombëtare - 3 Marsit dhe 147 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë nga sundimi osman, Biblioteka Rajonale në qytetin Jamboll zhvillon fushatën "Le të lexojmë për Bullgarinë". Iniciativa u drejtohet lexuesve të moshës 8 deri në..

botuar më 25-02-09 7.30.PD

Kostumet autentike nga filmi i paharrueshëm "Kapedani Petko Vojvoda" janë ekspozuar në Varna

Muzeu i Rilindjes Bullgare në Varna paraqet një koleksion prej 15 kostumesh autentike popullore nga koleksioni i Muzeut Historik në qytetin e Popovos. Kostumet me vlerë janë nga rajonet pranë qytetit Ellhovo dhe Ivajllovgrad, si dhe vende që janë..

botuar më 25-02-08 8.30.PD

Qendra e Trajnimit në Aeroportin e Sofjes do të trajnojë specialistë nga e gjithë bota

Qendra e Trajnimit të Aviacionit në Aeroportin e Sofjes u akreditua nga Shoqata Botërore e Aeroporteve (ACI) dhe i bashkohet grupit elitar të 21 qendrave të trajnimit, duke përfshirë ato të aeroporteve kryesore evropiane si ai i Mynihut, Stambollit dhe..

botuar më 25-02-08 7.30.PD