Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parlamenti shqyrton rastin e rezultateve të zgjedhjeve

| rinovuar më 25-03-11 5.31.MD
Foto: BTA

Kuvendi Popullor po zhvillon një seancë të jashtëzakonshme, në të cilën deputetët po dëgjojnë kryesinë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe të Shërbimit Informativ lidhur me veprimet e tyre për çështjen e Gjykatës Kushtetuese që sfidon ligjshmërinë e zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin e 51-të Kombëtar. Takimi u thirr me urdhër të kryetares së Kuvendit Natalija Kisellova më herët gjatë ditës.

"Gjithsej votat që janë "zhdukur" janë 780 për të gjitha partitë politike, nga të cilat 739 janë për partitë e përfaqësuara në parlament, plus "Veliçie", tha drejtori i Shërbimit Informativ Ivajllo Filipov. 

Drejtori Ekzekutiv i Shërbimit Informativ Ivajllo Filipov

"Nga këto, “Veliçie” ka 32 vota, dhe 21 vota nuk u mjaftuan për të hyrë në parlament, “Ka një popull të tillë” (ITN) ka 35 vota, “DPS-Fillimi i ri” – 242, “Vëzrazhdane” – 103, “Aleanca për të Drejtat dhe Liritë” – 13, MEÇ - 33, GERB-SDS – 134, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) – 92, BSP – E Majta e Bashkuar - 55" , theksoi Filipov.

Presidenti Rumen Radev u tha gazetarëve se nëse institucionet përgjegjëse nuk e përfundojnë punën e tyre lidhur me rastin e verifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, ai mund të thërrasë Këshillin Konsultativ për Sigurinë Kombëtare. Sipas kreut të shtetit, është e papranueshme që organet shtetërore të pengojnë punën e Gjykatës Kushtetuese për të vendosur për ligjshmërinë e zgjedhjeve. “Siguria është nëse prapaskenat do të gëlltisin të gjithë vendin apo ne do të gjejmë forcën për ta refuzuar atë”, komentoi Radev.

“Dikush nga dera e pasme po tenton të sjellë një parti të re në parlament”, tha në margjina të Kuvendit kryetari i DPS-Fillimi i ri, Deljan Peevski, duke komentuar skandalin rreth rinumërimit të një pjese të votave në zgjedhjet e fundit parlamentare. Ai këmbënguli për një ndryshim të menjëhershëm të KQZ-së dhe pranoi se nëse votimi do të anulohej, zgjedhjet e parakohshme do të ishin një "opsion i mrekullueshëm".

Sipas kryetarit të grupit parlamentar të DPS-së, Xhevdet Çakarov, ka përpjekje skandaloze që Gjykata Kushtetuese të mos e kryejë punën e saj dhe kjo po e destabilizon shtetin.

Kreu i partisë MEÇ, Radostin Vasilev, këmbënguli për anulimin e votimeve dhe për zgjedhje të reja: "Për mendimin tim kjo është një fyerje. Nuk kemi pasur një skandal të tillë që nga ndryshimet demokratike. KQZ, Shërbimi Informativ, Gjykata Kushtetuese, Prokuroria po krijojnë një rrëmujë të paparë".



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Georg Georgiev

Bullgaria do të investojë në partneritetin strategjik midis BE-së dhe SHBA-së

Industria bullgare e mbrojtjes ka një potencial të madh, dhe duhet ta inkurajojmë atë, tha për bTV ministri i jashtëm Georg Georgiev. Mendoj se partneriteti strategjik mes BE-së dhe SHBA-së duhet të vazhdojë, vuri në dukje ai, duke shtuar se gjithçka..

botuar më 25-03-10 8.44.PD

Bullgaria ka normën më të lartë të lindjeve në BE në vitin 2023

Shkalla e lindjeve në BE ra me 5.4% në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022. Kjo është rënia më e madhe vjetore që nga viti 1961 e deri më sot. Bullgaria ka normën më të lartë të lindjeve në BE në vitin 2023 me 1.81 lindje të gjalla për grua. Këtë e..

botuar më 25-03-09 8.55.PD

Fushata informuese për aplikimin e euros fillon në mars

Një fushatë informuese në shkallë të gjerë për aplikimin e euros në Bullgari do të fillojë në mars. Këtë ka bërë të ditur ministrja e financave Temenuzhka Petkova gjatë një seance dëgjimore në Kuvendin Popullor. Slogani i fushatës është "Uniteti është..

botuar më 25-03-08 2.25.MD