Redaksia Bullgare e Radio Bullgarisë është ajo e cila bashkë me reporterët nga Shërbimi i dikurshëm Qendror i Informacionit, vite të tëra me radhë është përgjegjëse për krijimin e një pjese të konsiderueshme të materialeve, të cilat shërbejnë si kartëvizitë e vendit tonë përpara Evropës dhe botës.
Sillvija Nikollova është në zemrën e kësaj redaksie në vazhdim të disa dekadave dhe ruan shumë kujtime për punën e vet në Radio Bullgarinë. E ka filluar rrugën e vet profesionale në Radion Kombëtare Bullgare gjatë vitit 1980 si spikere dhe përkthyese, redaktore dhe kryeredaktore në Redaksinë e Gjuhës Arabe. Vazhdon punë në Radio Bullgarinë dhe pas mbylljes së parë të redaksisë gjatë vitit 1989, kur udhëheqja e atëhershme i propozon një mundësi të re:
“Ishte një konkurs i brendshëm përsëri në Radio Bullgarinë - kujtohet Sillvija. Krijohej një redaksi e re dhe e madhe - për bullgarët jashtë shtetit. Programet incizoheshin dhe ishin me një kohëzgjatje prej 3-4 orëve në ditë, kurse çdo një prej nesh specializonte në një fushë të caktuar. Fusha ime ishte turizmi. Pak më vonë filluam transmetimin e programeve live. Programet tona kishin pjesën e vet aktuale dhe tematike - për jetën e bullgarëve nëpër botë dhe për çështjet aktuale nga Bullgaria.”
Interesi ndaj programit të krijuar ishte jashtëzakonisht i madh, dhe shpesh, për shkak të specifikës së diasporës bullgare, krijoheshin programe të posaçme dhe në gjuhë të tjera, përveç gjuhës bullgare.
“Bullgarët nëpër botë - ashtu si bashkësitë e vjetra, kështu dhe imigracioni i ri, na dëgjonin –sqaron Sillvija Nikollova. Për shembull në Selanik, ku programi ynë dëgjohej shumë mirë në valë të mesme, bullgarët mundeshin të dëgjonin “Denjat”/”Dita”/ dhe të informoheshin, ndërsa në Spanjë bullgarët kërkuan që të bëjmë një transmetim të posaçëm për ta. “Kemi ushqyer” me programe dhe kolegët tanë në Argjentinë. Atje dërgonim programet tona në gjuhën spanjolle dhe në gjuhën bullgare, meqenëse shumë nga bashkatdhetarët tanë të lindur në Argjentinë nuk e dinin shumë mirë gjuhën tonë. Shumë kureshtare ishin dhe takimet me kolegë nga mediat bullgare nëpër botë, sepse ato na lejonin të hynim thellë në problemet e diasporës. Kështu ne mësoheshim se si të punonim dhe t’i formonim programet tona për njerëzit jashtë Bullgarisë, që të jenë ato sa më të dobishme për ta.”
Një indikator serioz për interesin ndaj programeve të Radio Bullgarisë gjatë të gjitha këtyre viteve është lidhja e ndërsjellët. Kështu, për shembull, në sajë të letrave të dëgjuesve, kuptuam se në shumë vende në shtetet arabe ishin ndërtuar klube të posaçme për të dëgjuar Radio Bullgarinë. Nga auditori aty vinin nga rreth 100 letra përditë, dhe çdo njërës prej tyre kolegët i përgjigjeshin personalisht, si shenjë respekti.
Dhe sot, vite më vonë, Sillvija Nikollova nuk pushon të besojë se Radio Bullgaria është një pasuri e vërtetë për Radion Kombëtare Bullgare - për shkak të misionit të vet të prezantojë vendin tonë në kaq shumë gjuhë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv
Në fillim të programit tonë do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën "Të pëlqej" në interpretim të Bellosllavës dhe reperit Bobo. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.44 - Lajmet 12.41 -..
Në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e ditës. Në “Këngën e ditës” do t’ju informojmë për koncertin e Big Bendit të Radios Kombëtare Bullgare kushtuar Krishtlindjeve. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.23 – Lajmet 10.50 – Kënga e..
Në fillim të programit tonë do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën "Të dy" në interpretim të Desi Dobrevës. Ju urojmë minuta të këndshme! 01.31 - Lajmet 14.32..
Në fillim të programit tonë do të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën tonë të përditshme “Kënga e Ditës” ju ofrojmë këngën "Të pëlqej" në interpretim të..