Radioja Kombëtare Bullgare © 2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të larmishme dhe të ndryshme, ashtu si vetë jeta, janë krijimet e Dimitar Taushanskit

Krijimet e Dimitar Taushanskit janë të larmishme dhe të ndryshme ashtu siç është dhe jeta jonë – një çiltërsi, në të cilën secili mund të zbulojë jetën e vet. Ato janë dhe optimiste por dhe të mjera, tregojnë përulësinë por dhe guximin, tregojnë bukurinë e afërsisë mes njerëzve dhe vetminë mes turmës, jetën me maska dhe qenien tonë të zbuluar, fijet, të cilat na lidhin me kohën tonë të sotme, me të kaluarën, mitet dhe legjendat. Veprat na detyrojnë të mendohemi dhe të rimendojmë botën rreth nesh.


“Unë jam krejtësisht autodidakt, nuk kam një arsim arti”,pohon Dimitar Taushanski. Por, pikërisht kjo e ndihmon të qëndrojë larg klisheve.”Ekzistojnë  njerëz , të cilët merren me një gjë të caktuar gjatë gjithë jetës. Unë nuk mund ta bëj këtë. Çdo ditë kërkoj një mënyrë të re, një metodë të re, bile me të njëjtin material të bëj dhe të krijoj diçka të ndryshme. Imagjinata ime punon”,tregon artisti. Nën duart e tij të talentuar dalin grafika, piktura, skulptura, karikatura. Ai me shumë mjeshtëri i gërsheton stilet. Ai ka qenë piktor në kinema, teatër, ka qenë piktor i posterave. Nuk ka ditë në të cilën të mos punojë.


“Njerëzit thonë - kur ke talent, ke çdo gjë, çdo gjë është në rregull. Kjo nuk është e vërtetë. Ka shumë punë. Vetëm kur punon gjërat bëhen”, pohon Taushanski. Për punën e tij ai tregon:

Unë kam shumë fytyra si artist. Punoj grafika derisa të arrij një nivel. Pas kësaj kaloj tek pikturimi. Mund ta bëj këtë dhe në të njëjtën ditë. Kurse ditën tjetër mund të vazhdojë me skulpturën. Ndaloj për një moment, kurse pas kësaj kthehem përsëri tek ajo të cilën e kam filluar. Nuk mund të bësh vetëm bardhë e zi. Por grafika është një gjë e mahnitshme. Tregon mjeshtërinë. Ajo tregon nëse ke dorë për të pikturuar. Kur ke bojë mund të fshehësh pak gabimin që e ke bërë. Por në grafikë është shumë më ndryshe. Si tek skulptura, ku duhet të tregosh diçka përmes gurit, metalit dhe baltës. Kam dhe punime me dru, të cilat janë shumë të vështira për t’u punuar, si tek punimi me gur. Aty nuk ka gabim. Nuk mund të ndreqësh, të ngjisësh. Vetë i bëj daltat, vet i mendoj. Përpara se të filloj të punojë çdo gjë është e menduar shumë mirë. Nganjëherë bëj parapërgatitje me baltë që të mund të shikoj sesi do të duken veprat e gatshme”.

Mahnitet nga puna e Mikelanxhelos për faktin sesi i krijon skulpturat e tij prej guri. “Kjo është vuajtje dhe ekstazë. Ai është thjesht një Olimp. Që aty çdo gjë zbret poshtë”mendon Taushanski. Në krijimtarinë e tij ai ndikohet dhe nga pikturat e Picassos, Van Gogh, Rubens, Delacroix dhe një sërë piktorësh të tjerë”.

Krijimet e Dimitar Taushanskit lindin nga vet jeta – gjërat të cilat i takon në rrugën e tij, i analizon dhe i thyen përmes prizmit të tij personal. Për këtë sesa kohë i nevojitet që të krijojë një pikturë, ai tregon:

Varet sesi është gjendja shpirtërore, si të dalë. Nganjëherë vepra del menjëherë, shumë shpejt. Nganjëherë lodhem dhe e le mënjanë punën. Sepse në momentin e parë njeriu shikon një gjë, kurse pas kësaj e analizon dhe shikon një gjë krejt tjetër.”

Fillimi i rrugës artistike të Dimitar Taushanskit është i shënuar nga një notë e dobët e marrë në lëndën e vizatimit në klasën e 3-të ose të 4-të. “Pata pikturuar një pikturë vjeshte. E kisha bërë me ngjyra, me bojëra uji. Pastaj i vëreja shumë gjërat,j i rimendoja. Më pëlqente të shikojë piktura, ilustrime të piktorit Boris Angjellushev, të mjeshtërve të vjetër. Shkoja nëpër biblioteka, kërkoja dhe gjithmonë mahnitesha nga kjo sesi njerëzit, me një lëvizje të dorës, me disa gërvishtje rikrijojnë jetën”, kujtohet krijuesi. Sot pikturat e tij janë pronë e koleksionuesve nga Bullgaria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Britania e Madhe. Në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2017 doli libër i cili i kushtohet krijimtarisë së tij, me autore profesoresha Llolita Nikollova.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal