Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Covid-19 rirenditi jetën e përditshme të njerëzve të shkencës

Tregimi në vetën e parë i Dima Sinapovës – profesoreshë e matematikës në SHBA

Dima Sinapova
Foto: math.uic.edu

Ajo është profesoreshë në Univerciy of Illinoys Chikago. Qyhet Dima Sinapova. Aktualisht jeton në Çikago, kurse në SHBA është që nga viti 1999. Të afërmit e saj gjithashtu janë përtej oqeanit – prindëritjetojnë në shtetin Ajova, kurse vëllai – në Boston. Pashkët ortodokse i kanë kremtuar të ndarë, afërsia mes tyre ka qenë virtuale – të gjithët para kamerave të kompjuterit me vezët e ngjyrosura. “Nuk është një festë e vërtetë, por është diçka që të kënaq” – tha Dima Sinapova para Radio Bullgarisë.

„Po vazhdoj të punoj nga shtëpia gjërat e mia të lidhura me matematikën. Nuk ka nevojë të ndërpresë punën time gjatë gjendjes së jashtëzakonshme . Planifikoj të vij në Bullgari gjatë gushtit, por tani nuk di a do të mund ta realizojmë këtë udhëtim. Tani, në kohën e masave të jashtëzakonshme punoj me studentët tri herë në ditë dhe gjithçka është online. Zakonisht bëj shënime paraprakisht dhe duke i përdorur ato flas me studentët. Por nuk është njësoj si në auditor.

Gjendja e jashtëzakonshme në Çikago është si në Bullgari. Diferenca këtu është se mund të lëvizemi lirisht në parqe, por jo në grupe të mëdha, me rëndësi është të respektohet distanca e kërkuar. Shumica e njerëzve në park shëtitin vetëm, apo të shoqëruar nga anëtarët e familjes së vet. Ambientet sportive gjithashtu janë mbyllur. Në se shumë njerëz mblidhen në një vend apo në se ka sinjal për lokal që punon, ndërhyn menjëherë policia. Por policët nuk vendosin gjoba. Vetëm në se bëhet fjalë për kafene apo bar të hapur ka masa të tilla. Këtu nuk ka frikë nga organet e rendit.

Tani nuk komunikoj me shumë njerëz – kryesisht me kolegë dhe me prindërit e fëmijëve kur organizojmë takime me prindërit. Shumica prej prindërit e tjerë janë shumë të ngarkuar me fëmijët e tyre, kështu është dhe me mua – kam më ka kohë të lirë. Përveç se punoj në shtëpi kujdesem për ta. Mësimi në distancë nuk është i detyrueshëm, por unë përpiqem të vazhdojë angazhimet e tyre me shkollore dhe e bëjmë këtë në kohën kur në situatën e zakonshme ata janë në shkollë – nga 8,30 deri më 15,30. Nga pikëpamja e dijeve që tani fitojnë – tani ata mësojnë më shumë, por nga ana e jetës sociale nuk ndihen shumë mirë, sepse ndiejnë fortë mungesën e komunikimit me miqtë. Edhe këtu njerëzit ankohen, por përkrahin mbylljen e shkollave, pavarësisht se nuk është aspak e këndshme për askënd”.

Dima Sinapova tregon se njerëzit në SHBA kanë frikë nga sëmundja. Ajo jeton në një godinë të lartë pranë liqenit të Çikagos. Asaj i bën përshtypje se njerëzit preferojnë të përdorin ashensorin në se janë vetëm.  “Portieri jep maska dhe dorëza, pavarësisht se ato nuk janë të detyrueshme. Jashtë gjysmë e njerëzve janë me maskë apo shall, sepse kanë frikë.

Këtu shqetësimet janë lidhur para së gjithësh me ekonominë, gjatë javëve të fundit mijëra njerëz kanë parashtruar kërkesa për pagesa sociale në zyrat e punësimit. Do t’i ndiejmë pasojat ekonomike shumë kohë pas përfundimit të pandemisë. Kur hiqen kufizimet jeta sociale do të vazhdojë si zakonisht, mendoj se njerëzit madje do të jenë më aktivë, sepse pas izolimit të gjatë do të dëshirojnë të komunikojnë sy më sy”. 

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për çfarë është dhe kujt i duhet një vizë e tipit A?

Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe..

botuar më 24-07-08 7.20.PD
Shkaba Egjiptiane

Dy shkaba egjiptiane u çelën në Rodopet

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..

botuar më 24-07-07 1.53.MD

Festa e kajsisë në Tutrakan

Qyteti danubian i Tutrakanit mbledh prodhuesit e kajsive të rajonit për festën tradicionale "Tutrakan - Kryeqyteti i Kajsisë". Adhuruesit e frutit të shijshëm takohen të dielën për të 20-tin vit radhazi. Siç e dikton tradita, do të prezantohen..

botuar më 24-07-07 9.30.PD