Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parku Natyror “Vitosha” prapë hapet për shëtitje

Parku Vitosha
Foto: BTA

Pasi më 1 maj u hoq ndalimi për shëtitje në malet, parqet kombëtare dhe natyrore për shkak të masave të vendosura për Covid-19, Bashkia e Kryeqytetit njoftoi se hap Parkun “Vitosha” nga data 3 maj. Lidhur me këtë ajo shpalli disa udhëzime të rëndësishme:

  • Ekipet e Bashkisë së Kryeqytetit dhe të Policisë Bashkiake do të organizojnë lëvizjen dhe parkimin e automobilave në rrugët nga lagja “Dragalevci” deri në hotelin Morenite dhe nga lagja “Bojana” deri në rajonet Zllatnite Mostove, Vetrovalla, Ofeliite;
  • Këto rrugë automobilistike mbyllen nga ora 11.00 deri në orën 14.00;
  • Në parkingun e vilës turistike “Aleko” caktohen vende për automobila me njerëz me aftësi të kufizuara dhe me karrige me rrota për invalidë;
  • Gjatë shëtitjeve nëpër shtigjet malore duhet të mbahet një distancë të paktën nga 2.5 metra;
  • Kur bisedohet me njerëz të panjohur duhet të vihen maska ose shalle mbi gojën dhe hundën;
  • Ndalohet ulja në ndenjëset, si dhe mbledhja e kompanive dhe e grupeve prej turistësh. Pikniku është i lejuar vetëm për anëtarët e një familjeje;
  • Mbeten të pezulluara linjat e transportit urban deri në malin Vitosha;
  • Mbeten të mbyllura vilat turistike në malin Vitosha.

Që të kujtoni historikun dhe bukuritë e malit Vitosha, Radio Bullgaria ju rekomandon publikimin, që do të gjeni KËTU.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cilat janë kushtet që të huajt të përfitojnë kujdes shëndetësor në Bullgari?

Në rreshtat e mëposhtëm, Radio Bullgaria do t'ju tregojë shkurtimisht kushtet të cilat shtetasit e huaj duhet të plotësojnë, që të përdorin ndihmën mjekësore në Bullgari nëse është e nevojshme. Cilët të huaj kanë të drejtë të përfitojnë nga..

botuar më 24-07-06 10.30.PD

Java e kinologjisë në Burgas

Burgas po pret javën e pesëmbëdhjetë evropiane të qenve, njoftoi BTA. Fillon më 6 korrik në zonën e Bazës së Kuajve në Kopshtin Detar dhe organizohet nga Unioni Republikan Bullgar i Kinologjisë, së bashku me Bashkinë. Forumi ndërkombëtar përfshin..

botuar më 24-07-06 9.10.PD

"Trabant Fest" në Tetevenin Ballkanik

Fshati turistik Ribarica në rajonin e Tetevenit po pret edicionin e dymbëdhjetë të “Trabant Fest”, njoftuan organizatorët nga “Klubi Kombëtar Trabant”. Dashamirët e kësaj marke po mblidhen më 6 korrik (e shtunë) në zonën "Kostina", ku do të parakalojnë..

botuar më 24-07-06 8.05.PD