Radioja Kombëtare Bullgare © 2021 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“E bllokuar” jashtë shtetit për shkak të Covid-19

Si shteti bullgar e ndihmoi një vajzë shurdhmemece të bllokuar në aeroportin izraelit

Kur Pandemia e Covid-19  e kufizoi transportin ajror nëpër të gjithë botën, shumë nga fluturimet ndërkombëtare u shtynë dhe shumë njerëz u gjendën në një kurth nëpër aeroportet. Nga njëra anë nuk mundej që të largoheshin nga shteti, në të cilin ndodheshin për punë ose në ekskursion, kurse nga ana tjetër hotelet ishin të mbyllura, që të mund të qëndronin në to. Kështu, strehimi i vetëm i mundshëm, por ilegal dolën aeroportet e mbyllura. Në një situatë të ngjashme  ndodhi dhe një vajzë shurdhmemece bullgare, me një fluturim të anuluar, në aeroportin ndërkombëtar “Ben Gurion” në Tel Aviv.

Vetëm mund të supozojmë sesi është ndier, kur në vend që të hipë në avionin për në Bullgari është ndodhur e bllokuar në aeroport. Ajo madje nuk e ka kuptuar se është shpallur një gjendje e jashtëzakonshme  për shkak të pandemisë. Ka qenë e pamundur të kthehet në Tel Aviv, për shkak të masave të rrepta anti-epidemike të autoriteteve izraelite. Një çudi e vërtetë është sesi bullgarja ka mundur të kalojë 5 ditë të tëra në aeroport, derisa nuk ndeshet me një qytetar rus, i cili e njofton ambasadën bullgare në Tel Aviv për të. Sinjalin për qytetaren e pikëlluar dhe të përvuajtur bullgare e pranon Nikollaj Zashev, shefi i zyrës konsullore në ambasadën bullgare, i cili menjëherë kontakton dhe lidhet me të.

“Po atë ditë shkova që ta vizitoj në vend dhe i shpura për të ngrënë. Kjo ndodhi në kohën e masave të karantinës. Ajo doli se është në një pozitë shumë të vështirë, sepse nuk mund të komunikonte lirshëm me njerëzit e tjerë. Kishte ardhur në Izraeli si turiste dhe në momentin kur vjen koha për t’u kthyer në Bullgari, ka kuptuar se, fluturimi  i linjës ajrore bullgare është i anuluar. Bëmë të gjitha përpjekjet e nevojshme që të mund të zgjidhim këtë rast. Ambasadori na shpërndau detyrat dhe filluam të kërkojmë  fluturimin e parë të mundshëm, që të mund të kthehet vajza në Bullgari”.  

Varianti i parë i mundshëm për riatdhesimin e bullgares ka qenë pas 3 ditëve, por në këtë rast është dashur që ajo të mbetet edhe 3 ditë të tjera në aeroport. Për zgjidhjen e suksesshme  të problemit ka ndihmuar një firmë turistike vendase e cila ka gjetur biletë. Pavarësisht dhe me disa transferime përmes Minskut, Parisit dhe Barcelonës, kjo ka qenë mundësia e vetme:

“Gjatë gjithë kohës mbaja lidhje me kolegët e mi - konsuj në Minsk dhe Paris, të cilët po kështu më ndihmuan për kthimin e saj të suksesshëm në shtëpi. Pas kësaj dhe një nga fluturimet e Parisit qe anuluar. Menjëherë hymë në lidhje me të  dhe e ndihmuam që të vazhdojë. Në fund fare, pas të gjitha peripecive të ndodhura ajo u kthye gjallë e  shëndosh në Bullgari. Vajza e konfirmoi mbërritjen e vet dhe më falënderoi. Unë nuk e vlerësoj këtë si ndonjë heroizëm të madh. Do ta bëj këtë për secilin. Thjesht rasti i saj është pak më i veçantë”, bën konkluzionin Nikollaj Zashev.

Shpresojmë që historia e turistes bullgare në Izraeli të shërbejë si një shenjë veprimi për secilin, i cili ka rënë në një situatë të ngjashme. Është e rekomandueshme që të mbajmë me vete numrat aktualë të telefonave të misioneve diplomatike të shtetit tonë në vendet të cilat i vizitojmë.Dhe të mos të kemi frikë dhe të shqetësohemi të kërkojmë ndihmë në rast nevoje.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: EPA/BGNES

Më shumë nga rubrika

Një video prezanton misteret e verës bullgare nga Lugina e Trakisë

U xhirua një video, e cila ka qëllim ta promovojë verën bullgare të Luginës së Trakisë. Videoja është një element i rëndësishëm i projektit të Asociacionit Bullgar të Prodhuesve dhe Eksportuesve të Verës për promovimin e verës bullgare, dhe më..

botuar më 21-01-26 12.44.MD

Si ndikon mësimi në distancë tek fëmijët bullgarë

Bota e sotme është e lidhur pazgjidhshmërisht me teknologjinë. Sot fëmijët kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara pajisjes elektronike, pavarësisht nga fakti nëse e përdorin për arsim ose për dëfrim. Këtë e tregon dhe statistika për Bullgarinë, e cila..

botuar më 21-01-26 7.10.PD

Transmetimet e radios për fëmijët - një prodhim origjinal krijues me një traditë 90 vjeçare

Jo pak faqe nga historia e pasur e medias sonë më të vjetër elektronike në vend ruajnë informacione në lidhje me transmetimin e programeve të specializuara që synojnë audiencën e fëmijëve. Fillimi i tyre madje është përpara themelimit zyrtar të Radios..

botuar më 21-01-25 10.35.PD