Qershitë e shkëlqyera nga qyteti Kjustendill tashmë transportohen për në tregjet e të gjithë vendit tonë. Masa të dyfishuara të sigurisë për shkak të pandemisë ka si në kopshtet frutore ashtu dhe gjatë transportimit të frutave.
Mbase nuk ka bullgar, i cili të mos e njohë qytetin Kjustendill si vendi, ku rriten qershitë më të shijshme në Bullgari, mbase dhe në botë. Qershia më e mirë bullgare quhet “kjustendillska hrushtjallka” dhe është zhvilluar nga Instituti i Bujqësisë në qytet. Frutat janë të mëdha, me zemër dhe me një lëkurë të kuqe të errët. Qershitë e Kjustendillit janë të ëmbla dhe me një aciditet të këndshëm dhe njëkohësisht kanë cilësi shumë të mira të shijes. Kjo është një nga pasuritë e mëdha të cilat i ruajnë me kujdes banuesit në rrëzat e malit Osogovo.
Në kushtet e masave të kufizuara për shkak të pandemisë së Covid-19 përpara ditëve të numëruara filloi fushata rreth vjeljes së frutave dhe vendosja e tyre në masivet e qershive. Pronarët e pemishteve në Kjustendill janë me mijëra, qindra janë dhe familjet e punonjësve sezonalë të cilët vijnë në qytet posaçërisht në stinën e qershive, sepse ka shumë punë, kurse kjo u garanton për një kohë të shkurtër të ardhura të mira.Problemi më i madh në këtë moment është pikërisht transportimi i vjelësve deri tek pemishtet e qershive, i cili për shkak të masave sanitare nuk mund të bëhet me autobus dhe me grupe të mëdha, komentojnë nga kooperativa lokale bujqësore.
“Na pret një fushatë më e ndryshme e vjeljes së qershive në Kjustendill, duke pasur parasysh masat shëndetësore dhe prandaj me vëmendje do t’i ndjekim punëtorët - si këta të cilët do të jenë nëpër pemë, ashtu dhe në pikat ku do dorëzohet prodhimi” -thotë kryetari i bashkisë i qytetit Petër Paunov.
“Roja e masiveve të qershisë do të organizohet me pjesëmarrjen e policisë dhe të xhandarmerisë. Tradicionalisht me pajisje të shikimit të natës do të ndiqet të mos të ketë njerëz mes pemëtoreve në orët e vona të natës. Puna do të zhvillohet vetëm nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 20 në mbrëmje, kurse pas kësaj asnjë nuk ka të drejtën që të hyjë aty. Në periudhën e fushatës lëvizja nëpër kopshtet bëhet vetëm me dokument pronësie, kurse transportuesit duhet të paraqesin shënimet përkatëse të peshimit, ose faturat, nga vendi ku janë blerë. Në qoftë se nuk pronësojnë një dokument të vlefshëm për produktin e tyre, ata janë të rrezikuar që të gjitha gjërat të konfiskohen, përfshi dhe automjetin e tyre transportues.
Gjatë vitit 2019 sasia e qershive të mbledhura në Kjustendill është mbi 9 mijë tonë,kurse rendimenti i sivjetshëm është shumë më i mirë dhe mund të tejkalojë 10 mijë tonë. “Varet se çfarë pjese nga ky produkt do të ruhet. I lutemi Zotit që të mos të ketë breshër, të mos të ketë stuhi, kurse që aty e tutje ajo që është e mbledhur të jetë e mirë për t’u konsumuar” - thotë Petër Paunov:
“Shirat e tanishme janë shumë të dobishme për rendimentin tonë, por shpresoj që në fillim të muajit qershor të pushojnë, që të mos të çahen qershitë dhe prodhimi të jetë i aftë për një konsum të freskët. Sa për qershitë e njohura të Kjustendilli pa dyshim që ato janë një produkt i dëshiruar dhe i kërkuar si në tregun bullgar, kështu dhe në tregjet ndërkombëtare. Shpresoj se do të ketë një realizim shumë të mirë sivjet. Aktualisht ka një stimul shtetëror për përpunuesit bullgarë. Në qoftë se ata blejnë mbi 30% më shumë produkte të prodhimit bullgar, sesa gjatë vitit të mëparshëm, do të marrin nga 50 leva shtesë për një ton. Shpresojmë që përpunuesit sivjet të orientohen pikërisht drejt tregut të brendshëm dhe se pikërisht tregu i brendshëm bullgar do të mbushet me qershi nga Kjustendilli dhe pas kësaj ai do të na falënderoi për punën e bërë”.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..