Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po pritet një rendiment i mirë i qershive në Kjustendill

Foto: BGNES

Qershitë e shkëlqyera nga qyteti Kjustendill tashmë transportohen për në tregjet e të gjithë vendit tonë. Masa të dyfishuara të sigurisë për shkak të pandemisë ka si në kopshtet frutore ashtu dhe gjatë transportimit të frutave.

Mbase nuk ka bullgar, i cili të mos e njohë qytetin Kjustendill  si vendi, ku rriten qershitë më të shijshme në Bullgari, mbase dhe në botë. Qershia më e mirë bullgare quhet “kjustendillska hrushtjallka” dhe është zhvilluar nga Instituti i Bujqësisë në qytet. Frutat janë të mëdha, me zemër dhe me një lëkurë të kuqe të errët. Qershitë e Kjustendillit janë të ëmbla dhe me një aciditet të këndshëm dhe njëkohësisht kanë cilësi shumë të mira të shijes. Kjo është një nga pasuritë e mëdha të cilat i ruajnë me kujdes banuesit në rrëzat e malit Osogovo.

Në kushtet e masave të kufizuara për shkak të pandemisë së Covid-19 përpara ditëve të numëruara filloi fushata rreth vjeljes së frutave dhe vendosja e tyre në masivet e qershive. Pronarët e pemishteve në Kjustendill janë me mijëra, qindra janë dhe familjet e punonjësve sezonalë të cilët vijnë në qytet posaçërisht në stinën e qershive, sepse ka shumë punë, kurse kjo u garanton për një kohë të shkurtër të ardhura të mira.Problemi më i madh në këtë moment është pikërisht transportimi i vjelësve deri tek pemishtet e qershive, i cili për shkak të masave sanitare nuk mund të bëhet me autobus dhe me grupe të mëdha, komentojnë nga kooperativa lokale bujqësore.

“Na pret një fushatë më e ndryshme e vjeljes së qershive në Kjustendill, duke pasur parasysh masat shëndetësore dhe prandaj me vëmendje do t’i ndjekim punëtorët - si këta të cilët do të jenë nëpër pemë, ashtu dhe në pikat ku do dorëzohet prodhimi” -thotë kryetari i bashkisë i qytetit Petër Paunov.

“Roja e masiveve të qershisë do të organizohet me pjesëmarrjen e policisë dhe të xhandarmerisë. Tradicionalisht me pajisje të shikimit të natës  do të ndiqet të mos të ketë njerëz mes pemëtoreve në orët e vona të natës. Puna do të zhvillohet vetëm nga ora 8 e mëngjesit deri në orën 20 në mbrëmje, kurse pas kësaj asnjë nuk ka të drejtën që të hyjë aty. Në periudhën e fushatës  lëvizja nëpër kopshtet bëhet vetëm me dokument pronësie, kurse transportuesit duhet të paraqesin shënimet përkatëse të peshimit, ose faturat, nga vendi ku janë blerë. Në qoftë se nuk pronësojnë një dokument të vlefshëm për produktin e tyre, ata janë të rrezikuar që të gjitha gjërat të konfiskohen, përfshi dhe automjetin e tyre transportues.  

Gjatë vitit 2019 sasia e qershive të mbledhura në Kjustendill është mbi 9 mijë tonë,kurse rendimenti i sivjetshëm është shumë më i mirë dhe mund të tejkalojë 10 mijë tonë. “Varet se çfarë pjese nga ky produkt do të ruhet. I lutemi Zotit që të mos të ketë breshër, të mos të ketë stuhi, kurse që aty e tutje ajo që është e mbledhur të jetë e mirë për t’u konsumuar” - thotë Petër Paunov:

“Shirat e tanishme janë shumë të dobishme për rendimentin tonë, por shpresoj që në fillim të muajit qershor të pushojnë, që të mos të çahen qershitë dhe prodhimi të jetë i aftë për një konsum të freskët. Sa për qershitë e njohura të Kjustendilli pa dyshim  që ato janë një produkt i dëshiruar dhe i kërkuar si në tregun bullgar, kështu dhe në tregjet ndërkombëtare. Shpresoj se do të ketë një realizim shumë të mirë sivjet. Aktualisht ka një stimul shtetëror për përpunuesit bullgarë. Në qoftë se ata blejnë mbi 30% më shumë produkte të prodhimit bullgar, sesa gjatë vitit të mëparshëm, do të marrin nga 50 leva shtesë për një ton. Shpresojmë që përpunuesit  sivjet të orientohen pikërisht drejt tregut të brendshëm dhe se pikërisht tregu i brendshëm bullgar do të mbushet me qershi nga Kjustendilli dhe pas kësaj ai do të na falënderoi për punën e bërë”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Java e Librit Ortodoks mbahet në qytetin Varna

Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..

botuar më 24-11-09 6.30.PD

Protesta para Teatrit Popullor “Ivan Vazov” u kthye në trazira para premierës së pjesës “Armët dhe njeriu”

Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..

rinovuar më 24-11-08 12.27.MD

Një ekspeditë polare bullgare eksploroi Kontinentin e Akullit për herë të 33-të

Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..

botuar më 24-11-08 7.30.PD