Prej çfarë familje jemi, cilat janë stërgjyshërit e farefisit tanë dhe çfarë bënë për të qenë Bullgaria edhe më sot? Një burim i çmueshëm i kësaj informacioni janë arkivat e ruajtura të afro 8 000 kishave të shpërndara në 13 eparkitë e vendit. Një pjesë prej këtyre dokumenteve të cilët përshkruajnë dasmat dhe pagëzimet gjatë viteve ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror dhe në arkivat regjionale të vendit.
Me detyrën jo të lehtë të kërkojnë, të studiojnë dhe të digjitalizojnë ato copëza nga e kaluara u morën dy historianë të rinj – Simeon Popov dhe Filip Filipov. Nisma e tyre titulluar “Kujtesa farefisnore 2020” pritet të vazhdojë nga 5 deri në 10 vjet por puna nuk i shqetëson. Sipas Filip Filipovit ajo mund të jetë shumë argëtuese në se njeriu në të vërtetë interesohet për këtë temë:
“Duhet të rrethohet tërë Bullgaria. Mirëpo, në shumë rajone arkivat janë të zhdukura ose janë të asgjësuara – tregon historiani. – Ata nuk ekzistojnë në të gjitha kishat. Prandaj sa më parë do të fillojmë kërkimet, aq më shumë ka të ngjarë të shpëtojmë përshkrimet, të cilët janë me rëndësi të madhe kombëtare. Prandaj e përqafuam këtë sfidë. Bullgari i zakonshëm e di të kaluarën e vet deri te stërgjyshi, dhe nuk e di a do të ndryshojë ky projekt këtë. Sidoqoftë mund të jetë në dobi të brezave të ardhshëm.”
Interesi ndaj gjenealogjisë është gjithnjë më i madh si në Evropë, ashtu edhe në mbarë botën. Tashmë mund të zbulohen jo pak sajte të cilat ofrojnë informacion nga arkiva kishtarë dhe nga regjistrime në shtete të ndryshme.
“Këtu në Ballkan, ku shtetet për një kohë të gjatë ishin pjesë e Perandorisë Osmane, shumë prej këtyre arkivave mungojnë. Arkivat kishtarë, në se ekzistojnë, përbëhеn nga monumente të shkruara dhe nga libra që datojnë nga shekulli i 19-të. Pak janë ata që janë nga periudha më të hershme. Në Manastirin e Zografit – një manastir ortodoks bullgar në Malin e Shenjtë në gadishullin grek Aton, ka monumente më të hershme të cilat gjithashtu do të përshkruajmë. Shumë nga arkivat e vendbanimeve të ndryshme janë në Stamboll dhe janë të studiuara fare pak ose aspak, të mos themi se janë krejt të harruara.
Në sajë të punës mbi projektin Filip Filipov zbulon hollësi kureshtare për stërgjyshërit e tij. Ai gjeti dokumente se farefisi i tij është kryesisht nga Maqedonia.
“Ngandonjëherë njerëzit mendojnë se historia farefisnore është e thjeshtë. Ke nënë dhe baba, e di ku lindën, e di gjyshi nga ku është. Kështu njeriu supozon se nga aty vjen edhe tërë farefisi. Mirëpo, në shumicën e rasteve ky është një hamendeshim i gabuar. E vërteta është, se ka zhvendosje, ndërsa në të kaluarën njerëzit shpesh udhëtuan për shkaqe të ndryshme si para vendosjes së pushtetit osman, ashtu edhe pas përfundimit të sundimit të Perandorisë Osmane. Në se njeriu fillon të kërkojë në arkivat ose ka mjete të testohet në institutet gjenetike amerikane, mund të zbulojë histori interesante për prejardhjen e tij. Sa më shumë di për të kaluarën e fisit të vet aq më i fortë dhe i qëndrueshëm është njeriu.
Mësimet nga e kaluara tregojnë se bullgari nuk interesohet mjaftë për historinë e tij dhe prandaj shumë herë ishte gënjyer. Sipas historianit shkaku është, se një “pemë pa rrënjë manipulohet më lehtë”. Informacioni dhe kujtesa farefisnore të japin siguri dhe themele të pazëvendësueshme. Kështu njeriu mund të përballojë çdo gjë.
Puna me dokumente arkivore nuk është e huaj për historianët Simeon Popov dhe Filip Filipov. Para disa vitesh ata krijuan faqen internet “Sofja mban mend”. Në të secili mund të zbulojë informacion për personalitete të famshme nga e kaluara e vendit të varrosur në Parkun Qendror të Varrimit në kryeqytet. Që në fillim të punës të tyre ata zbuluan faktin interesant, se kjo varrezë funksionin që nga fundi i shekullit të 19-të, por arkivat e parë të ruajtur datojnë nga viti 1931.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: Pixabay dhe arkiv personalPas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë herë rasti është një ekspozitë e veçantë që shfaq vizatime të fëmijëve të frymëzuar nga natyra...
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Pas suksesit të festivalit "Ne jemi fëmijët e lumit" në shtator, një fondacion qytetarësh përsëri bëhet partner me rajonin e Plovdivit "Centralen". Këtë..