Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Trafik intensiv drejt Greqisë, Turqisë, Rumanisë

Foto: BGNES

I madh është  qarkullimi i automjeteve ndaj Greqisë në pikëkalimin “Kullata -Promahon”, informuan nga Policia Kufitare. Në pikat e kalimit kufitar me Greqinë “Ilinden”, “Makaza”, “Kapitan Petko Vojvoda” autoritetet greke bëjnë kontrollime suplementare të të gjitha njerëzve që hyjnë në territorin e Greqisë.

Në drejtim të Rumanisë intensiv është trafiku u automjeteve të rënda në tri pikëkalimet që punojnë – “Ura e Danumit - Ruse”, “Ura e Danubit - Vidin” dhe “Negru Voda - Kardam”. Të mbyllur mbeten pikat e kalimit “Kajnarxha”, “Krushari” dhe trageti në që nis nga qyteti Nikopoll.

Pa problem punojnë dhe pikëkalimet në kufirin tone me Serbinë.

I madh është dhe trafiku ndaj Turqisë në PKK “Kapitan Andreevo”.

Janë hapur të gjitha kikëkalimet në kufirin tone me Maqedoninë e Veriut. Shtetasit e huaj mund të kalojnë transit territorin e vendit, kurse ata, të cilët dëshirojnë të mbeten në territorin e Maqedonisë së Veriut duhet të prezantojnë testim negativ për koronaviris (PCR), të bërë brenda 72 orëve të fundit. Ata janë detyruar të vetizolohen për 14 ditë pas hyrjes në Maqedoninë e Veriut. 




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 29 majin 2024

Gjatë natës do të jetë kryesisht i qetë dhe reshjet e shiut do të ndalojnë përkohësisht në shumicën e zonave. Të mërkurën paradite retë do të thyhen. Rreth mesditës do të zhvillohen sërish vranësira dhe do të ketë reshje të shkurtra shiu..

botuar më 24-05-28 7.35.MD

Përplasje trenash në Stacionin Qendror Hekurudhor - Sofje, disa persona u plagosën

Dy trena u përplasën rreth orës 16:40 në Stacionin Qendror - Sofje, njoftoi për BNR qendra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Përplasja ka ndodhur mes një treni që duhej të nisej për në Plovdiv dhe një tjetër që po kryente manovra me..

rinovuar më 24-05-28 6.12.MD

Makineritë për votim jashtë vendit do të jenë gati brenda ditëve

Jashtë vendit po instalohen makinat e votimit për zgjedhjet kombëtare dhe ato të Parlamentit Evropian të 9 qershorit. Brenda pak ditësh ato do t'i jepen Ministrisë së Punëve të Jashtme për të transportuar në përfaqësitë tona diplomatike jashtë..

botuar më 24-05-28 3.21.MD